• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Ministri Xhafaj takon komandantin e Gardës së Republikës

Lajme, Të fundit



Protestuesit opozitarë janë duke u nisur nga qytete të ndryshme për të ardhur në Tiranë për tubimin e orës 12:00. Ndërkohë policia po merr masat e fundit për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë protestë. Ka qenë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ai që ka patur një takim me komandantin e Gardës së Republikës Gramos Sako pikërisht për protestën e sotme. Fotot e këtij takimi janë publikuar nga fotografi Agim Rama, ndërsa ministri Xhafaj duket në krah të Sakos, me sa duket në këshillat e fundit para protestës. Po kështu në foto me komandantin e Gardës është edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu.

Dje ministria e Brendshme bëri me dije se të gjitha masat e marra sot nga Policia e Shtetit kanë edhe mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë policinë. Po sipas MB-së në protestën e sotme do të ketë edhe ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme. Po ashtu, Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *