Qeveria shqiptare nuk po shqyrton aspak opsionin e një shtyrje nga ana e Këshillit të Europian të çeljes se negociatave të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euractiv” thotë se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe pret një “rekomandim të ndershëm” për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vit. Rama tha se nuk pret gjë tjetër veç se një rekomandim të ndërshëm nga Komisioni dhe Këshilli Europian. Rama ka shtuar se nuk duhen lejuar aktorë të tjerë të futen në lojë dhe të krijohet një zonë gri në mes të Europës.
“Ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Ky është një revolucion. Tani kemi filluar procesin e Vetingut. Ne më në fund gjithashtu kemi pastruar vendin nga dukuria 25-vjeçare e kultivimit të kanabisit. E njëjta vlen edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku po bëjmë progres të mirë. Nuk dua as ta mendoj një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që presim nuk është tjetër veçse një rekomandim i ndershëm nga Komisioni dhe aprovimi i tij nga Këshilli Evropian. Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave. Frenimi i proceseve integruese do të frenojë Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar, pasi “mendimi që BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të futen në lojë dhe të çojnë nëpër mend dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës”. – tha Rama.
Kur ju ben presion europianeve dhe ky drogmeni.
O Ramush te kam then 2019 do jet fundi yt.
Mjaft me presione per logari tende ,..se Europa as nuk te llogarit fare .
Te ishin Europjanet kaq sy lesh ,.. nuk do kishin Ekonomit dhe influencat ne mbar boten.
Ti je nje rrugac i katapultuar nepermjet hashashit kryeminister
Dmth, na pini ne, qe jemi shurra, se mund te vije edhe muti….
….ke per te shkuar ne burg edi , bashke me ilirin,lulin, salen ,dhe Shqiperia ne Europe.
MOS U MERZIT!