• |
ide | kryesore

Shtëpia dhe paga marramendëse e Leo Mesit (fotot dhe video)

Kryesore, Sport



Natyrisht që ai është futbollisti më i paguar në botë me një pagë 70 % më të madhe se ajo e rivalit të tij të përhershëm Kristiano Ronaldo. Në dhjetor të viti të shkuar leo mesi nënshkroi me Barcelonën një kontratë faraonike që do t’i lejojë atij të fitojë një shumë prej 350 milionë eurosh në vitin e ardhshëm. Po në të njëjtën shkallë “çmendurie” është edhe klauzola për largimin e tij nga klubi: Plot 700 milionë euro. Siç njoftoi në fund të viti të shkuar gazeta spanjolle “EL Mundo” për kontratën e tij të tetë me Barça-n, fituesi i pesë topave të artë, do të ketë një sasi të ardhurash prej 35 milionë eurosh në sezon që bashkë me premiio dhe shpërblimet nga shitja e imazhit të tij mund të mbërrijnë deri në 50 milionë.

Kontrata 5 vjeçare parashikon edhe një bonus prej 100 milionë eurosh i cili do të ndahet me këste nga 20 milionë çdo vit. Sipas gazetës spanjolle ato do të jepen si mompensim për gjyqin e humbur që e denoi futbollistin më të mirë të botës për fshehje taksash.

Të gjitha këto të ardhuar maramendëse e kanë bërë familjen mesi të jetojë mes një luksi të çmendur.

Ai ka në Barcelonë një shtëpi shumë luksoze që gjendet rreth 25 kilometra larg qendrës ku jeton me gruan Antonellën si dhe fëmijët Thiagos e Mateos. së fundi përpos publikimit të të ardhurave të tij, një video në internet ka nxjerrë edhe sekretet përrallore të jetës së atij që zbriti në Barcelonë nga Rosario, si një 13 vjeçar i varfër dhe i sëmurë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *