• |
ide | kryesore

Topalli e Bregu nuk shkuan në protestën e opozitës

Lajme, Të fundit



Ndonëse kritikë të Bashës si Patozi e Bode protestuan sot me demokratët, në sheshin para kryeministrisë u vu re mungesa e ish-deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Zonjat me sa duket kanë qenë të vetmet që kanë munguar sot në proteste, nga lista e gjatë e demokratëve që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit. Bregu, ka pohuar se nuk do të merrte pjesë në protestë, ndërkohë që nuk ka dhënë arsye.

Edhe Topalli nuk është parë në bulevard, por e kontaktuar nga “BalkanWeb”, nuk ka dashur të komentojë qendrimin e saj. Kujtojmë se në protestë janë parë sot edhe Në protestë janë parë sot edhe ish-deputetët Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Asllan Dogjani, të cilët edhe pse nuk u kandiduan nga Basha janë shfaqur krah tij sot.



3 Comments

  1. Perse udashka te vijne ne proteste keta te dyja? Ka ne me c;fare te meren, ME LUKUN… Atyre nuk u ka munguar asgje,,Jane pjese e elites se kamur, keshtu qe politiken e kane kthyer per hobi. ME MIRE QE S;ISHIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *