• |
ide | kryesore

Blic-i serb: Putin gati të njohë Kosovën

Lajme, Të fundit



Gazeta serbe Blic shkruan se Vladimir Putin është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës duke sakrifikuar marrëdhëniet me Beogradin. Në analizën e saj, e përditshmja nënvizon që Serbia është ndihmuar më shumë nga BE se sa Rusia.

Gazeta serbe Blic, i ka kushtuar një analizë të gjerë mundësisë së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Rusia.

Sipas të përditshmes, “Rusia gjithmonë Serbinë e ka shfrytëzuar si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike”. Kjo media shkruan se nuk janë pa bazë “pretendimet e Mary Deevsky të Institutit Mbretëror Britanik se Putin, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me administratën e re të SHBA, do të njohë një Kosovë të pavarur”.

“Kjo është hera e dytë për disa muaj që në qarqe kaq të larta flitet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Rusia. Në Shtator të vitit të kaluar, Vladimir Putin barazoi Kosovën dhe Krimenë, duke kritikuar Perëndimin dhe kërkoi respektimin e vullnetit të popullit”, vijon analiza e Blic.

Me këtë qëndrim, Putin, ndonëse vendi i tij nuk e njohu Kosovën si shtet, në të vërtetë deklaroi se shkëputja e provincës jugore nga Serbia është bërë në përputhje me vullnetin e popullit. Në analizë, e përditshmja shkruan që Serbinë e ka ndihmuar më shumë Brukseli se sa Moska.

Blic, duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Rusisë, thekson se “Europa në Serbi ka investuar shumë. “Po të mos ishin investimet europiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh”, vijon analiza. Vetëm 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. /abcnews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *