• |
ide | kryesore

Gjiko në listën e zezë të klientëve, abuzon me peshkaqenin

Paparazzi, Slider



Para disa ditëve reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi kanë kalur pushimet në një resort në ishujt Maldive. Reperi po peshkonte dhe nga uji ka nxjerr një peshkaqen te vogel duke e kapur dhe hedhur në rërë.Këtë moment e ka filmuar Elita dhe më vonë është postuar në Instagramin e Gjikos.

Por duket se kjo video ka shkaktuar një problem të madh sepse Shaff Naeem një zhytës instruktor profesionist në Maldive e ka parë atë dhe i revoltuar e ka shpëndarë në profilin e tij në facebook duke shkaktuar shumë komente.

“Këtu është një video e këngëtarit të famshëm nga Kosova reperit Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë duke bërë foto me të e duke i postuar në Instagram për të treguar sa i suksesshëm ka qënë me atë që ka bërë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai bllokon çdo person që i komenton në Instagram.

Unë kam marrë një telefonat nga një numër i pa regjistruar për të mos përmendur emrin e resortit por ai është Kuredu Resort.”- ka shkruar ai.

Ky postim ka ngjallur shumë komente negative nga e gjithë bota të cilët akuzojnë reperin për këtë veprim duke e quajtur si shumë të rëndë dhe të pafalshme atë që ka bërë.

Një koment ka ardhur edhe nga menaxheri i resortit ku është shprehur se:

“Ne e kuptojmë që ju jeni të tronditur nga kjo video, sepse edhe stafi yne ndihet i tillë njësoj edhe pse peshkaqeni është rikthyer përsëri në ujë, kjo nuk na shfajëson ne për këtë veprim, vizitorët janë shtuar në listën e zezë të resortit tonë dhe autoritetet lokale janë duke e ndjekur çështjen. ”

Zhurma e madhe është bërë sepse në Maldive ekziston një moratorium për peshkimin e peshkaqenëve i cili është vendosur që me 15 mars 2010-të.

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga reperi deri në këto momente dhe nuk dihet nëse do të flasë në lidhje me këtë ngjarje.



1 Comment

  1. Ky dhe kjo “elitë intelektuale” e gjejnë veten në instagram, sikurse edhe në të gjitha shpikjet “sociale” që shumë mirë i ka spjegu i madhi Umberto Eco:
    “Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *