• |
ide | kryesore

Nuk arrijnë t’i shpëtojnë policisë në Greqi, pranga 3 shqiptarëve me 125 kg drogë në makinë

Lajme



Tre shqiptarë janë arrestuar pas një përpjekje të gjatë nga policia greke në kufi me Shqipërinë në Igumenicë.

Policia ka tentuar të dalojë mjetin ku lëviznin shqiptarët por që shoferi ka shtuar më tepër shpëjtësinë në tentavë për tu arratisur.

Po ashtu gjatë ndjekjes shqiptarët kanë mundur të hedhin disa pako të dyshimta dhe më pas kanë braktisur makinën duke tentuar kalimin ilegalisht për Shqipëri.

Fillimisht oficerët fqinjë kanë gjetur mjetin e  braktisur në Polidroso, Igumenice dhe më pas kanë arrestuar 3 shqipatrët përkatësisht të moshave 44,46 dhe 44 vjeç.

Njëri prej tyre, shqiptari 44-vjec, rezulton i kërkuar në Greqi, pasi ishte larguar me leje nga burgu i Trikallas me 13.02.2016 e nuk ishte kthyer. Aty vuante dënim për trafik droge.

E ndërsa 46-vjecari shqiptar rezulton i kërkuar, pasi ështe i dënuar nga Gjykata e Thesprotise me 2 vjet e 3 muaj burg peër trafik klandestinesh.

Jane gjetur dhe sekuestruar të hedhura nga mjeti, 5 canta me 70 pako që përmbanin 124 kg 810 gram marijuanë. Nga hetimi rezulton se mjeti ishte marrë me qira në Athinë nga një grek 37-vjec i cili u arrit të arrestohej në Athinë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *