• |
ide | kryesore

Rusi/ Arrestohet sërish kundërshtari i Putin, Navalny

Planet



Kundërshtari numër një i Vladimir Putin, Aleksei Navalny, u arrestua sot nga policia disa minuta pasi iu bashkua mbështetësve të tij të mbledhur në Moskë kundër Presidentit rus.

 

 

“Do të më arrestojnë. Kjo nuk ka aspak rëndësi. Mblidhuni tek Tverskaia. Nuk jeni këtu për mua, por për veten dhe të ardhmen tuaj”, – u shpreh ai në rrjetin social Twitter pak minuta para se të arrestohej.

Pasi i kishte shpëtuar arrestimit në apartamentin e tij, i cili nuk ndodhej aty për momentin, opozitari ka mbërritur në rrugën ”Tverskaïa”, arteria kryesore në qendër të Moskës, ku ishin mbledhur tashmë qindra mbështetës të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *