• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gattuso vë në siklet të dashurën e Buffon: Jepi një puthje me gjuhë nga ana ime

Sport



Rino Gattuso ngre nivelin e adrenalinës në përfundim të ndeshjes gjatë intervistës me moderatoren Ilaria D’Amico për Sky Sport. Ajo është e dashura e portierit të Juventus, Gigi Buffon që këtë të diel festoi 40-vjetorin.

“I bëre dhuratë për 40-vjetorin?” – pyeti trajneri i Milan, prezantuesen që iu përgjigj se nuk dinte çfarë të thoshte nga sikleti (shiko minuta 2.20 e videos më poshtë).

“Ka kohë deri në mesnatë. Do të ta them në privat çfarë i dhurova” – iu përgjigj ajo, por në atë moment Gattuso i dha goditjen: “Jepi një puthje me gjuhë nga ana ime”.

D’Amico mjaft në siklet iu përgjigj: “Tani do ta bëjmë transmetimin Buffon-D’Amico? Për fat po fillon ndeshja e mbrëmjes dhe duhet ta mbyllim lidhjen”. Në studio Marocchi dhe Costacurta u shkrinë gazit. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=arHevFlxAEA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *