• |
ide | kryesore

Bushati optimist: Kotzias më tha se ligji i luftës është një relike

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi sot se një nga çështjet ku është avancuar në bisedimet me Greqinë është ai i heqjes së ligjit të luftës mes dy vendeve.

Bushati u shpreh se nuk ka ende një datë se kur do të ndodhë kjo por se do të jetë e afërt.

Sipas Bushatit, homologu i tij grek, Nikos Kotzias, e konsideron ligjin e luftës si relike dhe absurd të së shkuarës.

“Për çështjen e ligjit të luftës ne kemi hap përpara shumë pozitiv. Kemi njohjen e kësaj çështje si një çështje problematike. Kotzias e ka konsideruar një relike, absurde të së shkuarës. Ne kemi kërkuar të shfuqizohet me një akt ekuivalent të së drejtës greke” – u shpreh Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.

I pyetur se si do bëhet kjo gjë, me dekret presidenti apo do çohet në parlament, ministri sqaroi se nga Shqipëria është kërkuar të shfuqizohet në një akt ekuivalent.

“Me një akt ekuivalent të së drejtës së brendshme greke. Nëse ligji shfuqizohet me një akt të ngjashëm me atë që është miratuar. Nuk bëhet as me marrëveshje. Jemi në një rrugë të sigurt të shfuqizimit të ligjit të luftës nga ana e autoriteteve greke. Nuk mund t’ju them datë por do jetë e afërt” – theksoi Bushati. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *