• |
ide | kryesore

Bushati përgënjështron Metën: E dinte se do votonim kundër SHBA-ve në OKB

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i informuar për votën e Shqipërisë kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në OKB. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.

“Presidenti ishte i informuar. Ne kemi marrë ftesë për presidentin e Republikës dhe ministrin e jashtëm. Në momentin që ka ardhur festa kemi parashtruar argumentet dhe sugjerimet. Kemi sugjeruar edhe mbajtën e takimit.” – u shpreh Ditmir Bushati.

Ky version që jep ministri hedh poshtë pretendimin e Metës se nuk ishte informuar për këtë votë kundër qëndrimit amerikan në OKB.

Meta dënoi vendimin që mbajti Shqipëria, në kundërshtim me votën amerikane. Ai shkoi edhe më tej. Përmes një letre që i dërgoi homologut të SHBA-ve, Donald Trump theksoi se ky nuk ishte vendimi i popullit shqiptar. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. rama avionin e beri mushkonj,bllokun e metes ngjal e pall lazi qe e morri nga monika,vrasesit deputet dhe ky mendon se i beson kush,pos qelbesirave te shitura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *