• |
ide | kryesore

Bushati replikon me Kotzias: Ka ndryshim njohja dhe shprehja e mendimit për një çështje 

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se pas dy takimeve që zhvilloi me homologun e tij shqiptar nuk kishin diskutuar për çështjen çame, pasi ajo nuk ishte pjesë e axhendës, vjen reagimi i kryediplomatit shqiptar.

Bushati u shpreh se ministria e Jashtme greke shprehte opinionin e vet mbi çështjen në fjalë.

Ministri i Jashtëm shqiptar zbuloi edhe frikërat e pajustifikuara të palës greke kur ngrihet për diskutim çështja çame.

“Kur thonë që për ne nuk ekziston si çështje, kanë merak apo frikë të pajustifikuar për pretendime territoriale që nuk ekzistojnë për çështjen çame. Ne edhe në dokumente mes dy palëve e kemi konsideruar si çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut.” – tha Bushati.

“Keni dhe një ministër përball dhe një komision, (komisioneri Hahn) dhe ai konfirmoi se palët kanë referuar një dokument që është se të dyja palët këtë çështje ia kanë bërë të ditur edhe KE. Edhe po të lexosh deklaratën e ministrisë së Jashtme greke më tepër shpreh mendimin e vet. Një gjë tjetër është që të njohësh një çështje” – u shpreh Ditmir Bushati në emisionin “Studio e Hapur”.

Ditën e sotme Kotzias tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është diskutuar gjatë takimit që ka pasur me Bushatin.

“Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm” – ka thënë Kotzias, njofton gazeta greke ‘Kathimerini’.

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor të 2017-ës, dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.



2 Comments

  1. Dhimitri mos bej lojra fjalesh per reklam, ceshtja Came nuk eshte diskutuar dhe ju jeni thjesht mashtrues ordiner, cohuni Camer cohuni mos humbni me kohe me kete mashtrues, duhet kerkuar doreheqja e ketij ministruci dhe te gjithe Grekeve qe ka ne perberje te grupit qe drejton

  2. camet duhet te bejne greve ne bruksel ,qe bota te ndergjegjsohet se ka cam po ashtu edhe arvanitasit perpara ambasadave ne athine qe ceshtja shqiptare te dale teresisht ne siperfaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *