• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e ish-ministrit: Sot duhet të ishin në burg të gjithë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron skandaloze dhe aktin më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë shqiptare atë të ekstradimit të Nezar Seitit në Itali. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se kjo ngjarje ishte një anashkalim i rëndë i institucioneve.

“Kjo procedurë jo që nuk është normale, por është një shkeljet spektakolare të ligjit shqiptar. Këtu duhet të ishin prerë sot mandate arresti. Është njëlloj sikur kemi persona që arratisen nga paraburgimi dhe hyn në burg polici të cilit i ka ikur.

Sot duhet të kishin hyrë në burg i gjithë zinxhiri nga drejtoria e Burgjeve, te policia e shtetit, prokurori përgjegjës, ministria e Drejtësisë. Duhet të ishin në burg sot për atë që kanë bërë. Është një nga rastet më skandaloze që i ka ndodhur drejtësisë shqiptare”.

Manjani zbuloi edhe një prapaskenë brenda kabinetit ku sipas tij ka një përplasje mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri është në sherr me ministrin e brendshëm. Nuk i besojnë njëri tjetrit sepse kanë hesape për të larë”- tha Manjani. Kujtojmë që Nezar Seiti u ekstradua në Itali pavarësisht se ndaj tij Gjykata e Krimeve të rënda kishte vendosur masën “arrest me burg” dhe se ai po hetohej në vendin tonë për çështjen “Tahiri-Habilaj”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. I jap të drejtë Manjanit për alarmin që jep në shkeljen flagrante të ligjeve nga kjo qeveri.
    Por sikur nuk ma mbush mëndjen se Xhafa na qenka më parimor se Rama.
    Nëse ka vërtetë ndonjë përplasje klanesh mbrenda qeverisë Rama, kjo nuk është luftë parimesh e drejtësie, por thjeshtë një luftë në sojin e vet, kush t’ja hajë kokën njeri tjetrit, histori kjo e njohur dhe e vjetër e “së majtës” shqiptare. Nuk ka sepse të ushqehen me iluzione shqiptarët se nese Xhafaj do të dalë mbi Ramën e do ta drejtojë ai PS, “e majta” shqiptare do të “rinohet” e përmirësohet. Do të ikë vëllai i Olsit e do të vijë vëllai i Agronit. Do të ikë nipi i bllokut e do të vijë pionieri i Enverit e ish hetuesi i sigurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *