• |
ide | kryesore

Ekstradimi i financierit të Habilajve, një tjetër reagim qesharak nga Etilda Gjonaj

Lajme, Të fundit



Të kapur gafil në shkelje të plotë të ligjit, nga qeveria vijnë reagime qesharake që tentojnë të justifikojnë ekstradimin drejt Italisë të Nazer Seitajt, financieri i Habiljave, i cili është nën hetim edhe  në Shqipëri. Së fundi në një reagim, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thotë se nëse do të refuzohej ekstradimi i Seitajt, kjo mund të cënonte bashkëpunimin me Italinë në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë ministrja që ka firmosur për këtë ekstradim, anashkalon me dashje vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që e ndalon ekstradimin e Nazer Seitajt, pasi është person nën hetim.

Le të supozojmë për një çast sikur drejtësia shqiptare ta dënojë Seitajn, atëhere Ministria e Drejtësisë do ta ekstradojë sërish nga Italia drejt Shqipërisë. Dyshimet janë, sikundër edhe pretendon opozita, se ekstradimi i Seitajt me urgjencë drejt Italisë, bëhet për të mbyllur në Shqipëri provat kundër Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. Më poshtë deklarata e plotë e ministres Etilda Gjonaj.

Nezar Seitaj u ekstradua në Itali, në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësise italiane, konform ligjeve dhe akteve ndërkombëtare. Ai sot është në duart e prokurorisë italiane. Por opozita vijon të konsumojë përditë energji për një alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lirë dhe jo që iu dorezua pikërisht drejtësisë italiane.

Organet e akuzës shqiptare nuk i pengon asgjë, përkundrazi kanë të gjitha mjetet ligjore të parashikuara për të bashkëpunuar me ato italiane me qëllim për të marrë dhe për të përfituar çdo informacion që do t’ju nevojitet për efekt hetimi.

Çdo veprim ndryshe nga ekstradimi do të përkthehej dhe nga shteti italian si mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Jam e bindur se nëse nuk do të ishte ekstraduar, kjo opozitë kaq haptaz e trembur prej reformës në drejtësi, do të thoshte “nuk i’a dorëzuan antimafias italiane, po e mbajnë këtu për ta mbrojtur me duart e kapura të drejtësisë”…

Kështu që në pamundësinë për të gjetur se cila do të ishte zgjidhja me e mirë për një opozitë që tenton të manipulojë edhe atëherë kur nuk ka, ne thjesht na mbetet të shpjegojmë me durim përmes fjalëve dhe tregojmë me këmbëngulje përmes veprave, se ligjshmëria është busulla e vetme që orienton vendimmarrjen tonë.



4 Comments

  1. Shume pohim i zgjuar ky qe thoni ju te lapsit “antimafia italiane kontrollohet nga dyshja soros – rama “. Prokuroria dhe gjyqesori i pavarur dhe i ndershem shqiptar jane per tu marre shembull nga prokuroria dhe gjyqesori italian qe jane te prapambetur .

  2. Titull i gjetur ne portal per ministren e drejtesise [ Ministrja bukuroshe qe nuk e ve mendjen ne pune,,,,E mos kerkoni drejtesine tek LEPIRESET E QEVERISE,

  3. Drejtsia ka vdek.
    Diktatura drejton 3-4 ministry Jane kunder drejtesise
    qi I Perforce rama ministry brenshmi,drejtesise,etilda j
    jashmi.
    Tahiti groposi vetingun,Pastrimin.
    Mafia eshte ne qeverri.
    Rama he’d guru e fsheh Doreen xhanda,xhelat,mafioz
    nderkombetare,pa euilibere.vaje halli.

  4. Imagjinoni per nje moment mos ta kishte ekstraduar. Do fillonte gjysh sala e mbrojti qeveria e krimit e ashtu e keshtu. Duhej te gjykohej ktu ne fakt se kta tanet jane te afte tek xoti. A pikaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *