• |
ide | kryesore

(FOTO) Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Lajme



25-vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Castiglionese, në Itali, quhej Vincenzo Halili. Ai po udhëtonte me makinën e tij, një “Audi A4 Avant”, kur u përplas fort me murin anësor të rrugës duke bërë kështu që makina të dalë nga rruga dhe të rrotullohet disa herë.

Trupi i të riut u nxor nga zjarrfikësit nga makina, e cila ishte shkatërruar komplet dhe u dërgua në morg ku u bë edhe identifikimi.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *