• |
ide | kryesore

Gjiko e kapin me “gabime” në Maldive, hoteli e fut në listën e zezë (VIDEO)

Paparazzi



Reperit të këngës “Gabime” mund t’i bllokohet hyrja përgjithmonë në ishujt Maldive. Shkak për këtë është bërë kapja e një peshkaqeni dhe më pas postimi i fotove dhe videos në rrjetet sociale. Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko shihet që kap peshkaqenin dhe e hedh më pas në rërën e plazhit.

Resorti “Kuredu” në Maldive ka njoftuar se reperi kosovar Gjiko është futur në listën e zezë shkruajnë mediat e këtij vendi.

“Klienti është futur në listën e zezë të resortit për një kohë të pacaktuar dhe ne do t’i ofrojmë asistencë autoriteteve lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, thuhet në një përgjigje të resortit “Kuredu” në rrjetin social “Facebook”.

Keqtrajtimi i peshkaqenëve dënohet me ligj në Maldive, sipas një ligji të miratuar në vitin 2009.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *