• |
ide | kryesore

Greqia përgënjeshtron Shqipërinë: ‘Çështja çame’ nuk ishte pjesë e bisedimeve, bie ndesh me dialogun që ka nisur

Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme greke ka përgënjeshtruar zyrtarët shqiptarë që flasin për përfshirje të çështjes çame në bisedimet Greqi-Shqipëri. Ndonëse nuk i referohet me emër ndonjë zyrtari konkret, Atina zyrtare e mohon se është diskutuar për këtë çështje dhe i bën thirrje Shqipërisë që të ‘mos ngrejë çështje që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që po zhvillohet’.

Më poshtë deklarata e plotë.

Përgënjeshtrojmë në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për gjoja përfshirje të “çështjes çame” në bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Gjithësesi, një gjë është dëshira e palës shqiptare për ta shtruar këtë çështje, dhe një gjë krejt tjetër që kjo çështje të pranohet për bisedim. I bëjmë thirrje palës shqiptare që të mos ngrejë çështje që bien në kundërshtim me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që po zhvillohet. Një dialog i cili ndihmon, falë përpjekjeve të të dyja palëve, në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare, dhe ka dhënë rezultate me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt tanë.



3 Comments

  1. ceshtja historise smund te mbyllet sipas interesit te grekerve se jan faktet po gjithashtu ceshtja negociatave nuk mund te vijojne kunder interesit kombetare sepse jan rreth 15 milion shqiptare refuzues ,por qe te dyja duhet ti qartesojne evropa me kutine e pangores duke i treguar grekerve kufit ,dhe pastaj per vijimin palet shohin mundesite e marrveshjeve mbi bazen e vlerave merites ,reciprocitetit ,dhe transparences ,,keto jane rruget qe implikojne perqasjet

  2. shqiptaret smund te pranojne si kembim per futje ne evrope te jap ekonomin tjereve ky eshte korrupsion i pastert qe evropa vet kerkon ta luftojne ne shqiperi por lind pyetja greket nuk i shikon dhe lejon nuk ben ze ,ne total ky eshte korrupsion i organizuar ne kurriz te shqiptareve nga cdo ane nuk duhet ta pranojme dhe lejojme si komb,keshtu ne evropa nuk na duhet gje ,ne bote mund te gjinden partener shum here me te dobishem se ky kontinent qe na shkatrroj ne 1 shekull

  3. nuk ka lidhje me Greqine por Shqiperine, zyrtaret tane dhe Dhimitri minister eshte mashtrues, jane marre vec me buzneset e tyre, Camet duhet urgjent te cohen e ti bejne presion qeverise ndryshe e puthen perfundimisht Camerine. Politika Shqiptare nuk e do Camerine ndaj duhet te ngrihen Camet ne protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *