• |
ide | kryesore

‘I kemi të gjitha veç femrave’, gangsteri shqiptar ‘çmend’ mediat britanike (FOTO)

Lajme, Të fundit



Shqiptarët e përfshirë në aktivitete kriminale vazhdojnë të marrin vëmendje në mediat britanike. Së fundi është Tristen Asllani, i cilësuar edhe si baroni shqiptar i drogës, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi ka publikuar disa foto nga qelia në rrjetin social Instagram. Asllani është dënuar me 25 vite burg për trafik droge. Ai konsiderohet si baroni shqiptar i drogës. Fotot janë publikuar në një faqe me emrin ‘Shqiptari im në burg’, ku Asllani shfaqet bashkë me një të burgosur tjetër. Të dy mendohet se janë pjesë e bandës së njohur shqiptare në Londër, ‘Hellbanianz’.

‘Edhe pse brenda burgut i kemi të gjtiha kushtet, ajo që na mungon janë vetëm femrat’, shkruhet në komentin që shoqëron fotot e publikuara.

29-vjeçari u arrestua dy vite më parë pasi përplasi makinën në një dyqan në ‘Crouch End’, teksa po ndiqej nga policia.

‘Ky është një ‘gangster’ famëkeq shqiptar i dënuar në Angli, shihet i qeshur ndërsa qesh me drejtësinë nga burgu. Tristen Asllani, i cila po vuan dënimin me 25 vjet burg për trafikim të drogës dhe armëve, qëndron në mënyrë të pabesueshme në qelinë e tij, që besohet të jetë në burgun e Ëandsëorth. Ai dhe një tjetër person i panjohur janë parë në foto të postuara në rrjetin social Instagram të quajtur “Shqiptari im në burg”. Ata mendohet të jenë anëtarë të një bande në lindje të njohur si Hellbanianz,” gazeta  “Standard.co.”

©LAPSI.al 

gun 01asllani2901b 01asllani2901

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *