• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Pse u ekstradua Nazer Seitaj dhe jo Agron Xhafaj apo Durim Keçi

Lajme, Të fundit



Pas ekstradimit të dyshimtë të Nazer Seitajt në Itali, opozita ka sjellë dy shembuj të tjerë kur ndodh e kundërta. Bëhet fjalë për Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm dhe Durim Keçin, tutori i prostitutave dhe trafikanti i drogës që bënte fushatë për PS në Durrës.
Megjithëse ligji e kishte ndaluar ekstradimin e “financierit” të Habilajve, sërish Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë e bënë fakt të kryer dërgimin e tij në Itali, ndërkohë që për të dënuarit e tjerë ekstradimi është i pamundur.

“Kriminelët e vetë me të cilët ka ardhur në pushtet dhe mban pushtetin, si Durim Keçi dhe Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, Rama nuk i ekstradon. Përkundrazi u siguron lirinë dhe paprekshmërinë. Ndersa Nezar Seitin, llogaritarin e Habiljave, deshmitarin kyç te milionave te droges qe ka marre Saimir Tahiri, shkeli ligjin dhe e ekstradoi vetem per te sabotuar hetimin e Sajmir Tahirit” tha deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat.

Sipas opozitës, ekstradimi i Nazer Seitajt është bëhet për të mbrojtur Tahirin, me të cilin ky person ka ndarë paratë e drogës.



4 Comments

  1. Po kjo historia eshte hip se te vrava zbrit se te vrava. Po mos ta kishte ekstraduar do thoshin portHALET e mbrojti nuk e ekstradoj. Tani qe po e ekstradon thon e ekstradoj se ka frike. hajd mere vesh

  2. Po lexoni procedure a nuk lexoni procedure ju more gazetar. Po te pakten konsultohuni se u bet gaz i botes. Ka marreveshje me italin per kte pune o miku im . N vend te thoni shyqyr qe po zbatohet marreveshja

  3. Pyesni Lulzim Bashen dhe Enkelejd Alibeaj se ata kane qene minister i brendshem dhe minister i drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *