• |
ide | kryesore

Ndryshimet në TV/ A po armatoset Top Channel  kundër qeverisë?

Kryesore, Lajme



Prezantimi i Ben Blushit si Drejtor i  Përgjithshëm i  televizionit më të madh në vend ka rindezur edhe njëherë zërat se Top Chanel po merr një drejtim opozitar në konflikt të hapur me qeverinë. Ben Blushi u emërua në këtë detyrë menjëherë pasi la partinë që kishte themeluar vetë 7 muaj më parë dhe që u ngrit si një lëvizje proteste kundër kastës politike në përgjithësi, por kundër Edi Ramës në veçanti. Janë të njohura qëndrimet e Blushit, se në parlament, si në publicistikë kundër kryerilindasit.

Por, në fakt Blushi po hyn në këtë TV me këmbën e djathtë pasi më parë presidentja e tij, Vjollca Hoxha e kishte spastruar rrugën nga të gjithë ata që ajo i  ka quajtur si emisarë të Edi Ramës brenda ekranit të saj. Vetë Vjollca Hoxha ka pranuar në rrethe të ngushta se për një kohë të gjatë qeveria e kishte kapur ekranin e saj dhe politikat editoriale vendoseshin më parë në zyrën e shtypit të kryeministrit. Ndërsa këta të fundit e kanë paraqitur konfliktin e sapo rindezur, Rama – Top Channel si një tentativë të bashkëshortes të Dritan Hoxhës për të marë një pjesë të tepsisë së pushtetit të fituar në 2017. “Znj Hoxha ka kërkuar ndërmarrje publike dhe leje ndërtimi në Tiranë” i  thotë një këshilltar mediatik i  Edi Ramës atyre që e pyesin për këtë konflikt. Ndërsa nga ana tjetër, një nga njerzit e afërt të Erion Velisë që shpërndan lejet e kullave në Tiranë, arsyetoi ndryshe në një reagim për Lapsi.al. “Edhe nëse është kështu, pra edhe nëse ky është një konflikt shumë larg atij që mund të jetë interesi publik, duhet pranuar se Rama është treguar i  padrejtë me Top Channel. Ai nuk mund t’i japë benefice, leje ndërtimi, rrugë në kuadër të projektit 1 miliardë euro, konkurentëve direktë të Topit dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Në rastin më të mirë kjo krijon një pabarazi të kamufluar ne tregun e mediave. Shikoni psh sa ka ndryshuar diferenca e shikueshmërisë mes Topit dhe Klanit që kur Edi Rama është në pushtet. Duket qartë që Klan është furnizuar me të ardhura jashtë fushës së mediave”.

Por kushdo qoftë nga arsyet, parimore ose jo, duket se Top Chanel po barikadohet përditë e më shumë kundër qeverisë. Dhe marrja e frenave nga Blushi është simboli i  qartë për këtë.

Por jo i  vetmi.

Më parë në drejtimin e lajmeve Sokol Balla u zëvendësua nga një gazetar që vinte nga një eksperiencë e gjatë një ABC, një television që përpara sesa Frangaj t’ia bënte dhuratë Ramës ishte pozicionuar fort kundër qeverisë.

Po ashtu edhe zëvendësimi i  Top Story nga “Të Paekspozuarit” një emission që Ylli Rakipi e solli në Top pas një kryqëzate të gjstëë kritikash me aferat e rilindeje që e zhvilloi në Nevs 24, është në të njëjtën frymë.

Pra nganjëherë mjafton të lexosh emrat për të kuptuar politikat. Dhe përtej konfliktit që mund të ketë pronarja e Topit me kryeministrin, rruga e televizionit më të madhe në vend tani mund të dekriptohet nga figurat që do të luajnë këtej e tutje një rrol kyç në politikën editorial të Top Channel.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Seksi femer eshte produktiv per sa kohe drejtohet nga meshkuj te mencem.
    Mjafton te shohim cdo profesion te thjeshte deri tek gatimi superohet nga meshkujt. Them te thjeshte se per filozofi dhe shkence dhe deri diku per art deri tani ato jane inferiore.
    Tani po te shohim ecurine Top-it mbas vdekjes se Tanit ka pesuar vetem regres dhe mendoj se do te vazhdoje kete rruge per sa kohe do te drejtohet nga Vjollca dhe do te punesoje deshtak hibride te tipit Ben Blush.
    Pac fat znj, Vjollca!

  2. muti me mut nuk mbulohet.komunist te rrjepur stalini jan ylli i stalinit rakipi,e blushi.ani ai spikeri ky ja lepin se gjeri e se gjati negjmijes si rama.

  3. Armatosje me Rakipin? ? Seriozisht? Top Channel nuk e fitoi rendesine e vet me armatosje kunder qeverive por u be i rendesishem kur ishte tv me i mire. Kur kishte profesionistet me te mire te tv. Nje tv cilesor perben rrezik per Qeverite. Jo nje kazan qe nga alumin behet baker. Blushi duhet te kuptoje qe nje tv me figura si ata te klanit nuk i shkojne per shtat fizionomise se tij. Klan eshte plot me burra te shemtuar . gjebrea, cani apo mamaqi. Tre pacavuret e medias se sotme. Blushi ka mision opozitarizmin qe do ta ktheje ne PS por ka mision edhe kthimin e medias larg llumit. Si media e gjithe evropes . Avancuan ne teknologji dhe pronaret injorante e te babezitur mbushen median me te paafte . Blushi nuk ka lluks te deshtoje kete here

  4. @ ARI
    E ke dhi sot,nuk ke permendur as gjonin dhe as ramizin,ndoshta te duhet liria apo frangaj apo balliu.Blushi eshte tipik socialst rehatllek me sallate demokrate.vicidoli e ka qejf ate qifteline pa asnje tel.kalo sot nga berdelloja e merkatos se fevzos dhe do te japim brekt e gjonit

  5. Blushit nqs i ke dhene nje rroge(oh sa qejf ka i ziu te mjeli te tjeret) je me rregull,edhe pak do te shfaqe shenjat e egiozmit,sherrxhi dhe kapadai,asgje te re nuk do te sjelle,vetem do te intrigoje gjithe njerzit.E shkreta Libra qe ngeli pa kete koke te madhe qe nuk di se me eshte,perjashto xhepin Blushit.

  6. Top kanali,shqip,ka qene nevojtore mediatike ne sherbim te parties me shume see Zeri Popullit.Shifeni cdo site,edhe kur Ben Shireen falsitetit,Erjonka,Ai eshte aty’

  7. Opozitare me Ramen thote Bushati! T’i japi dhe nje pallat Rama Ylli Rakipit si ai te 11 janari dhe harrohet opozitarizmi. Sa per Blushin tregoi se s’ka per te mesuar kurre te eci vetem. Ne 5-6 vjet ka nderruar gjithe keto trajektore: e nisi me mendimin ndryshe mbrenda Ps-se, e i la shoket ne balte. U pozicionua me Ramen, mirepo i rrinte ngusht roli deputetit dhe donte minister. Iku tek Libra, foli e ça nuk foli per parime, leksione e filozofi demokracie dhe ne fund i beri naften duke denigruar nje grua te nderuar si zonja Hafizi. Sot eshte drejtor informacioni tek Topi qe nxjerr gjithe diten kasetat e lali erit dhe qe ia dikton linjen editoriale Rama me Fugen! Blushi, Rakipi dhe se fundmi zeholli i bllokut And Bushati do i bejne opozitarizem Rames e Lali Erit?! Duhet te jesh shume idiot qe te besosh kete lloj perralle…

  8. Vetem ne Shqiperine ton te dashur ndodhin keto veprime. As nje kanal nuk ka integritet, nuk ka profesinalizem. Por edhe gazetar te vjeter ,I shikon sa ne nje televizor ne tjetet. Ju bie vlera si lajmit qe bejn edhe gazetarit. Sa per B. Blushin edhte nje kart e djegur per shikusin. Uroj qe te ndryshoj performancen e munguar te Topi. Lufta ne media esht e ashper sa dhe vet politika, keshtu qe Blush beje hesap mire.

  9. Blushi nuk e ka piken e idese se cfare do te thote te drejtosh nje TV. Zero.
    Blush dy here minister nuk la asnje gjurme ne ministrite qe drejtoi. Ata qe kane punuar me tene e thone. . Dembel dhe arrogant. Narcizist dhe inatcor. Legjenda e gazetes koha jone eshte nje histori tjeter, ne kohe tjeter ne rrethana te tjera. Nje gazete opozitare e vetme , ne kulmin e presionit berishian, nuk mund te mos kishte sukses. Blushi eshte nje burre relativish i formuar. Ka aftesi te shkruaj mire por jo talentin e te shkuarit. Kush e njeh kete zanat e kupton diferencen dhe ka intuite te mire editoriale. Por rilindja barazisht profesionale dhe komerciale e nje televizioni , kerkon gjithcka, perve Blushit.

  10. mos e kruni me ate se do ju gjej belaja dhe zonja Topi beri gabim te madh shum ..qe vuri ate hajdutin ne krye te televizionit harroi ai si merte leket te ps sa her dilte kundra ai i gjati i jepte leke ……me ate figure zonja topi di e katandisi ne televizion plerash ne tel per libran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *