• |
ide | kryesore

Përplasja në media/ Blushi në Top Channel, lajm i mirë apo lajm i keq?

Kryesore, Lajme



Njoftimi i bërë sot nga pronarja e Top Channel se Ben Blushi do të fillojë punën si drejtori i  ri i  këtij televizioni është parë në mënyrë tejet kundërthënëse nga media të ndryshme. Disa e kanë përshkruar këtë zhveshje të kostumit të politikanit për të riveshur atë të gazetarit si një mission të pamundur. Ata kanë theksuar se Blushi i  si kryetar i  Libras e ka fshikulluar sistemin e mediave që nuk i  shërbejnë publikut, ku tani po futet dhe vetë. Ata kanë theksuar se ai i  lë projektet përgjysëm si në rastin e LMN edhe të Libras. Ata kanë shprehur gjithashtu dyshim se ai do të shpjerë me vete në Top Channel ekon e betejave të tij epike kundër Ramës.

Nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta shkrimet në portale që e kanë parë rikthimin e Blushit në gazetari si një ogur të mirë. Eksperienca e tij e fundit në këtë profesion, është beteja e paepur si drejtues i  “Koha Jonë” për t’i dhënë fund rregjimit vjedhës dhe bandit të Berishës së parë. Edhe investimi i  tij në libra me filozofinë e krijimit të diçkaje të re përtej paritve të konsumuara si PD dhe PS,  mun dtë përcillte një frymë të re në një TV të madh si Top Channel. Ai mund të krijonte frymën mediatike për të hedhur shtratin e disa ideve që nuk triumfojnë kollaj me mjete politike.

Në këtë kuptim, kthimi i  Blushit në profesionin e parë mund të jetë një hap pozitiv. Por kjo mbetet në rafshin e supozimeve.

Suksesi i  tij do të varet nga dy gjëra: sëpari nga vullneti i  tij për të përçuar edhe në media të njëjtën frymë që u përpoq të impononte vitet e fundit në politikë dhe së dyti nga këmbëngulja e pronares së Top Channel për ta parë median e saj si një mision dhe jo si një barrikadë për shantazhin e radhës.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Top Gjirizi(Ju i thoni Kanal) ka qene nje patllake ke duart e pronareve vetem per fitime personale.I ka sherbyer Parties me devocionin.Kete e din edhe me qorri e me idiotie.

  2. Te na rroi partia e re ( TOOP CHENELL)Po terhiqet pak si zvarre per te kapur dicka.. Ishalla nuk e ka me shejtanllek, per kete i duhen URIME.

  3. Po ca pret nje rrugac dhe njeri i fshehur si Blushi.
    U flet femrave si harbut.
    U nis gjoja me be ndryshimin dhe ngeli ne balt nga politikat e tij idjoteske.
    Pastaj nisi te sboj te tijet nga partia ,..ngaqe medemek Libra na qenka partia e Blushit .
    Ne fund i braktisi dhe i la si mos me keq .
    Tani do me kap Topi’n
    Po ky tip nuk rri dot pa e honger kot,..e ka ne natyr.
    Po te ishte u sukseshem e bente Libra’n opoziten qe i ka munguar ketij vendi.
    Por qellimi i Blushit ishte te beheshte blushi qendra e vemendjes dhe jo Partia.
    Mos u lodhni me nje humbs.

  4. Po Bushat beji avokatine Blushit beji.. fatkeqesia e ketij vendi eshte se jane faktorizuar ne media disa yesmen te bindur te rilindjes sorosiane si Bushati, Myç Nano, e se fundmi Blush Bilbilushi..

  5. “Argumenti” i vetëm i sajuar i kundershtarëve të protestës së fundit të opozitës, është se Shqipërisë i mungojne fytyra të reja të politikës e se ajo dominohet nga “partitë e vjetra”, duke futur në një thes, si ish PPSH me emrin e ndryshuar në PSSH, ashtu edhe PD nje force e re politike që ju kundërvua monopartisë së diktaturës e solli sistemin demokratik pluralist.
    Është një shtrembërim flagrant i të vërtetës historike ky farë “argumenti”.
    Në grahmat e fundit të diktaturës komuniste, Ramizi pat krijuar njëfarë “presidence konsensuale” ku një nga të përzgjedhurit si antar të saj, ishte shkrimtari Kiço Blushi.
    I biri i këtij, Ben Blushi, sic e pohon edhe ky shkrim, pati “meritën” që me gazetën lokale “Koha jone” organ i PPSH të rrethit të Lezhes, të godasë më të gjitha bateritë Partinë demokratike duke nxitur revolucionin bollshevik të 1997-. tës. E çfarë të reje solli në politike Koha jone e Lesit me Ben Blushin ?
    Përmbysjen me dhunën e kallashnikovëve të Partisë demokratike dhe riardhjen në pushtet të partisë “fringo të re” 54 vjecare komuniste që vetëm sa kishte ndruar emrin në socialiste duke ruajtur të gjitha strukturat e saj të vjetra të antarësisë e organizimit.
    Pati padyshim edhe partia demokratike e parti të tjera të reja të djathta, me udhëzimet e Katovices, futje të kolonës së pestë të ish sigurimsve që bënë çmos ta minonin nga mbrenda të djathtën pa eksperiencë organizative e qeverisëse. Nuk është bërë akoma një analizë e hetim i plotë se kush i krijoi ato të mallekuara piramida, por vazhdohet edhe sot ti mëshohet gënjeshtres se ato i krijoi Berisha për “të vjedhur” për vete paratë e qytetarëve.
    Ka njëzet vjet që abuzohet me këtë genjeshtër e nuk ështe gjetur asnjë fakt e asnje prove që Berisha të ketë futur në xhep nga ato para, qoftë edhe 100 lekë të vjetra.
    Por a gaboi Berisha si president qe fenomenin e piramidave e konsideroi si një formë të nisiativës së tregut të lirë kapitalist si nje forme e krijimit të bankave private ?
    Padyshim që gaboi dhe ai pati kurajon që ta pranonte gabimin e tij.
    Po a ja vlente që për të ndëshkuar gabimin e tij, të bëhej gjithë ajo katrahurë me pasoja tragjike të humbjes së jetës së mijra shqiptarëve, krijimit të bandave të armatosura kriminale qe vazhdojne edhe sot të terrorizojne shqiptarët dhe të shkaktonin në vitin e mbrapshtë 97, pesëfishin e humbjeve ekonomike krahasuar me paratë e humbura të piramidave, për gjithë ekonominë ekstremisht të prapambetur shqiptare, duke shkatëruar gjithshka nga isntitucionet shtetërore ?
    Pasojë tragjike e 97-s mund të konsiderohet edhe rekordi i kriminalizimit të shtetit aktual “socialist” me kulm kanabizimin e gjithë Shqipërisë e trafiqet rekorde të tij në Europë.
    Berisha, ndonëse me vonesë, e kuptoi gabimin e tij e filloi të bllokoje e konfiskoje paratë e firmave piramidale për t’ju a rikthyer qytetarëve. Gati gjysma e atyre parave të humbura ju kthye qytetarëve.
    Po kush do t’ja kthejë shqiptarëve po aq para sa humbën në piramida, paratë që i fali Edi Rama CEZ-it ?
    Paratë e humbura në piramida mund të llogariten në tre-katerqind milionë euro.
    Por dëmet e shkaktuara nga bandat e kriminelve ekonomisë shqiptare i kalojnë miliardin.
    Janë pikërisht eksponentë të këtyre bandave qe u mbeshtetën nga Rama për të kanabizuar gjithë Shqipërine, qe me trafikun rekord ne Europë kanë fituar disa miliarda euro.
    Se cfarë e keqje mund ti vijë nje shteti ku banditët të kenë grumbulluar në duartë e tyre miliarda euro, kjo nuk ështe e veshtirë të llogaritet.
    Dëmi i parë e më i madhi, eshtë korruptimi masiv i zgjedhësve për të dhënë votën e tyre të paguar me këto para të ndyra krimi. Shkatërimi i parimeve themelore të demokracisë e moralit.
    Ku do ti investojë mafia shqiptare e drogës miliardat e eurove të fituara.
    Mos do ti investojë për vepra publike, ndërtimin e rrugëve, ujsjellësve, shkollave apo spitaleve ?
    Jo mor jo !
    Do të vazhdojë të blejë vota për ata politikanë qe e mbështetën edhe me ministra e polici duke ju hedhur edhe haraçin në para për xhepat e tyre.

  6. Partia komuniste,apo e punes,krijoi njeriun e ri (me tru te shpelare,qe te mos i kundervihej asaj).Ndersa partia socialiste e rilindur,krijoi njeriun e “shitur dhe te blere”Vendin e shpelarjes se trurit,e kane zevendesuar me parate qe marrin,nga trafiku droges,koncensionet,tenderat,kanabizimi policizimi i kanabizuar,paguajne per votat njeriun e “shitur dhe te blere”.Perpara rilindja se je ne avantazh,ndaj PPSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *