• |
ide | kryesore

Protestat në Rusi, arrestohen 350 persona

Planet



Të paktën 350 persona, duke përfshirë edhe liderin opozitar, Aleksei Navalny, u arrestuan në të gjithë Rusinë teksa po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, në mars.

Kritiku i Vladimir Putin është tërhequr në një furgon nga policia, pak kohë pasi i ishte bashkuar marshit me më shumë se 1,000 pjesëmarrës në qendër të Moskës.

Mijëra rusë kanë qenë të pakënaqur me idenë e udhëheqjes edhe për gjashtë vite të presidentit aktual rus, Vladimir Putin, prandaj kanë dalë në rrugë, duke përkrahur thirrjen e Navalnyt për të bojkotuar zgjedhjet e 18 marsit.

Policia ka paralajmëruar më herët se në prag të zgjedhjeve do të jetë më e ashpër ndaj protestuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *