• |
ide | kryesore

Rama: Jemi të hapur për dialog me opozitën edhe në teme të tjera përpos Reformës në Drejtësi

Lajme, Të fundit



Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, grupin parlamentar të PS-së, ku ka ndarë me ta zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin në BE, duke theksuar se vendi ynë është vetëm një hap larg çeljes së negociatave.

Ai nuk ka lënë pa akuzuar opozitën për pengesë në këtë drejtim, por ka garantuar se ai dhe shumica janë të gatshëm dhe të hapur për dialog edhe në tema të tjera.

Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”- tha Rama.

 



1 Comment

  1. Ka te drejte KM, Reforma ne Drejtesi nuk preket. Eshte reforma me madheshtore e bere ndonjehere ne shtetin shqiptar. Do i propozoja KM qe meqe ish-ministri i brendshem, meqenese ka mbaruar juridik dhe ka studjuar ne tre universitete te ndryshme, te vihet ne krye te KLP. Bashke me te ne KLP te bejne pjese edhe Beqja si ish minister i shendetesise qe ta coje drejtesine perpara njelloj si shendetesine, por jo vetem kaq, shendetesia kuron semundjet e njerezve, ndersa drejtesia semundjet sociale pra ka shume ngjashmeri ndermjet tyre. Oficeret e policise qe jane ne kerkim te vendosen ne krye te SPAK-ut, ndersa KLGJ te dale nga qevria e sotme. Natyrish ministrat do te ankohen sepse do bejne nga dy pune, por per te vene drejtesine e munguar duhet nje cike sakrifice. Ne fund do te propozoja qe Lu dhe Vllahutin, meqe mbeten pa pune tani qe iu mbaron mandati, te behen njeri Gjykate e Larte dhe tjetri Gjykate Kushtetuese. Ne kete rast mund te shkrihen te dy Gjykatat ne nje duke u quajtur Gjykate Supreme dhe Lu te merret kryesisht me ceshtjet penale (ne janar sic dihet dhe sic e pati thene Lu u arrestuan shume peshq te medhenj) Vllahutin me ceshtjen e pronave sepse eshte specialiste e antikorrupsionit ne shitblerjen e pronave. Kushtetuten le ta interpretojne te dy se bashku. Atehere do kishim jo vetem Shqiperine qe duam, por edhe Europen qe duam dhe Ameriken qe duam…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *