• |
ide | kryesore

Rusia: Si po përpiqet SHBA të ndërhyjë në zgjedhjet tona presidenciale

F1, Planet



Rusia është e bindur se një raport i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që pritet të zgjasë sanksionet ndaj Moskës për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, është “një përpjekje qartë” për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi.

Brenda të hënës, Thesari duhet t’i dërgojë Kongresit një listë të biznesmenëve të pasur rusë dhe lidhjeve të tyre me Presidentin, Vladimir Putin, në detaje.

Donald Trump e nënshkroi me vonesë ligjin që do t’i hapte rrugë zhvillimit të këtij raporti. Sipas hetuesve amerikanë, Trump është përfituesi kryesor i ndërhyrjes ruse në zgjedhje në 2016-ën. Nga ky raport kërkohet të gjendet një lidhje mes Trump dhe biznesmenëve pranë Putin.

“Ne mendojmë se kjo është një përpjekje e qartë amerikane për të ndërhyrë në zgjedhjet tona. Përkon koha e publikimi të këtij raporti me periudhën para zgjedhjeve presidenciale ruse” – u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, i cili aludon se rezultatet e këtij raporti, të pasqyruara në media kanë për qëllim të ndikojnë negativisht në figurën e Putin dhe tek kompanitë që drejtohen nga këta biznesmenë.

Por, Peskov tha se ky është një skenar që do të dështojë.

“Pavarësisht kësaj përpjekje, publikimi i këtij raporti nuk do të arrijë të prekë interesat ekonomike dhe politikën ruse” – u shpreh Peskov.

Rusia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 18 mars. Nga kjo garë pritet që Vladimir Putin të dalë fitues me një rezultat të thellë. Kjo, edhe pasi kundërshtarët e tij politikë, kryesisht lideri më popullor opozitar, Alexei Navalny, është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje.

Navalny u arrestua ditën e djeshme gjatë demonstratave anti-Kremlin në Moskë. Ai kërkon që këto zgjedhje, të cilat i cilëson fiktive, të bojkotohen masivisht.

Arrestimi i Navalnyt:   

Alexei Navalny akuzon Vladimir Putinin se kryen korrupsion masiv dhe të përhapur në të gjithë vendin.

Zëdhënësi i Kremlinit është skeptik lidhur me atë çfarë mund të arrijnë kundërshtarët e Putin, përfshi Navalnyn.

“Popullariteti i Putinit arrin përtej kufijve ruse dhe nuk mendoj se dikush mund të dyshojë në faktin se Putin është një lider absolut në mënyrën se si ai perceptohet nga publiku, dhe një lider absolut i ‘Olimpit politik’.

Nuk ka gjasa që në këtë periudhë dikush të konkurojë seriozisht Putinin” – u shpreh Peskov.

Alexei Navalny, lideri i opozitës në Rusi, është ndaluar të konkurojë në zgjedhjet nga komisioni zgjedhor i Rusisë. Sipas tij, ky vendim për t’a ndaluar atë të garojë është i motivuar politikisht.

CNN, përshtati në shqip LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *