• |
ide | kryesore

Trump sulmon politikën tregtare të BE-së

Planet



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Bashkimi Europian bën tregti ‘shumë të padrejtë’ me Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk mund të vendosim produktet tona brenda BE-së. Është shumë shumë e vështirë. Ata dërgojnë produkte te ne, pa taksa, apo shumë pak taksa”, – u shpreh Donald Trump në një intervistë për Piers Morgan.

Presidenti paralajmëroi unionin se kjo situatë do të ndryshojë, dhe në dëm të shteteve të BE-së.

Trump ka nisur një fushatë të ashpër ndaj ‘praktikave tregtare grabitqare’, siç i quan ai. Vendimi i para disa ditëve për të taksuar deri në 50% lavatriçet dhe panelet diellore që importohen në SHBA tronditi dy vendet prodhuese, Korenë e Jugut dhe Kinën.

Ndërsa në fjalën që mbajti në Forumin Ekonomik në Davos javën e kaluar, Trump vuri theksin tek politika e tij tregtare: “Amerika e para”. Presidenti, pa përmendur emra, u shpreh se kishte shumë shtete që përfaqësoheshin në këtë forum të cilat nuk zbatojnë praktika të duhura tregtare. Sipas Trump, tregtia me SHBA-në që tani e tutje duhet të jetë shumë korrekte dhe e drejtë. ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. ne politikat ekonomike ,padrejtesia duket menjehere,dhe ashper rragojme te gjith,sepse na prish interresin ,,duke kerkuar te gjith te drejten e tije ,ne politikat ekonomike [tregtare ] dalim tek kufizimi,masa edhte e drejte ,te kete rregull ne marrveshje,por nese vendosim ne sistem ,orientimi dhe ligji te drejten hakun per te gjith sic e kerkojme dhe per vete ,ne politikat e gjitha sistemeve te zhvillimit ,cfar ndolle ,duke qene qe kjo forme na demton ne zhvillojme te kunderten e saje qe prollon vetem dobi,per te gjith dhe gjithcka per cfar kemi nevoje zgjilljet sukseset sigurin paqen zhvillimin fitimin ,konkurencen ,krenarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *