• |
ide | kryesore

(VIDEO) Zbulohen skulptura ‘aliene’ në Meksikë

Planet



Disa skulptura me sy të mëdhenj dhe koka të zgjatura janë gjetur në një shpellë në Meksikë, ndërsa mendohet se ato janë të para 5 mijë vjetëve.

Mbështetësit e teorive konspirative pohojnë se këto artefakte të çuditshme iu takojnë jashtëtokësorëve që kanë vizituar Tokën para mijëra vjetësh, ose skulpturat janë bërë nga njerëzit, të cilët i kanë parë.

Disa nga skulpturat janë bërë nga materiale të njëjta, të cilat i kanë përdorur astekët e lashtë, si shkëmbi vullkanik dhe gurë të krijuar nga llava e ftohur, të cilët janë të ngjashëm me granitin. Në disa prej tyre shihen edhe mbetjet e ngjyrave.

Hulumtuesi Klaus Dona thotë se këto objekte të gjetura nuk mund të shpjegohen shkencërisht, pasi janë të pazakonshme dhe të çuditshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *