• |
ide | kryesore

BE publikon strategjinë e re për Ballkanin Perëndimor më 6 shkurt

Lajme



Kolegji i Komisionit Europian do të publikojë më 6 shkurt në Strasburg strategjinë e re për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kjo u bë e ditur nga Maja Kocijançiç, Zëdhënësja e Komisionit Europian.

Sipas Koçijançiç, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini do të prezantojnë strategjinë që ka marrë mbështetjen e presidentit të Komisionit Europian gjatë fjalimit të tij mbi situatën e Bashkimit Europian në shtator të vitit të shkuar.

Në një intervistë për ABC News, Koçijançiç tha se pas prezantimit të strategjisë që do ndiqet për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, pritet të publikohen raportet vjetore të progresit në vendeve në prill, gjatë samitit për Ballkanin.

“Dua të theksoj sërish, se bëhet fjalë për një dokument të rëndësishëm që do do bëhet publik javën e ardhshme dhe është hapi i parë i rëndësishëm për axhendën e Ballkanit Perëndimor këtë vit, që përbën një prioritet për presidencën bullgare dhe Komisionin Europian. Ky hap do të vijohet nga publikimi i raporteve vjetore të progresit në prill dhe samitin për Ballkanin në Sofje në maj”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *