• |
ide | kryesore

Kancelari austriak i paraprin takimit me Vuçiç: Serbia të gjejë zgjidhje me Kosovën, nuk importojmë probleme në BE

Lajme, Të fundit



Kancelari austriak Sebastian Kurz, në prag të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç vendit të tij, porositi se “i gëzohet vizitës” së homologut serb, por  nga ana tjetër theksoi edhe mesazhin e qartë se “Bashkimi Evropian nuk do të importojë probleme”, përderisa Serbia nuk gjen zgjidhje me Kosovën.  Në një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, Kurz ka thënë se me Vuçiçin do të bisedojë për perspektivën evropiane të Serbisë.

“Ndërmjet Austrisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka thënë Kurz para vizitës së presidentit serb, që do të realizohet vetëm një muaj pasi erdhi në krye të Qeverisë austriake.

Austria, ka theksuar kancelari, do të angazhohet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, ndërsa Serbisë i mbetet që t’i vazhdojë reformat e nisura dhe të shënojë përparim në dialogun me Prishtinën, në mënyrë që sa më parë t’i bashkohet BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *