• |
ide | kryesore

‘Lista Putin’, reagon ashpër Presidenti rus

Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi ashpër ndaj listës së zezë të publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka përfshirë 210 politikanë dhe oligarkë rusë, duke e cilësuar atë si një raport që shënjestron të gjithë popullin rus.

Departamenti i Thesarit sqaroi se “Lista Putin” nuk nënkuptonte sanksione të reja ndaj Rusisë, ndërsa në të përfshihen  114 politikanë dhe 96 oligarkë, mes të cilëve figurojnë edhe 42 këshilltarë të shefit të Kremlinit, kryeministri Dmitry Medvedev, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, drejtues të komunitetit të shërbimeve sekrete e udhëheqës biznesi.

“Ky është një akt krejtësisht jomiqësor, që i komplikon marrëdhëniet SHBA-Rusi, ndonëse unë nuk dua ta përshkallëzoj situatën.

Rusia më mirë të mendojë për veten dhe ekonominë e saj”, tha Putin.

Vlera e pasurisë së personave të përfshirë në raport kalon një miliard dollarët.

Në mesin e oligarkëve të profilit të lartë gjendet edhe emri i Roman Abramovich, president i ekipit Chelsea.

E ashtuquajtura “listë e Putinit” evidenton praktikisht njerëzit që kanë bërë pasuri, ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *