• |
ide | kryesore

Lubonja për kufirin detar me Greqinë: Atë që s’e tha dot Bushati, na e tha greku

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja kritikoi mungesën e transparencës që shoqëron bisedimet shqiptaro-greke, në mesin e të cilave qëndron edhe çështja e kufirit detar me Greqinë.

Sipas Lubonjës, kjo është një çështje sensitive për shqiptarët, dhe prandaj po negociohet në heshtje. Lubonja thekson se kur ministri Ditmir Bushati hesht për këtë çështje, është homologou i tij grek, Nikos Kotzias, i gatshëm të na informojë.

Kujtojmë se Kotzias u shpreh sot se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje detare.

Lubonja kujtoi se si reagonte Edi Rama kur qeveria Berisha arriti një marrëveshje për këtë kufi detar. “Tradhëti kombëtare” – e quajti Rama atëherë. Sipas Lubonjës, edhe kjo mazhorancë e re bën sërish pazar në kurriz të shqiptarëve.

“Kjo është një çështje që mund të komentohet gjatë. Së pari për këtë çështje nuk ka transparencë nga pala shqiptare. Sot sqarojmë se mungesa e transparencës lidhej me çështjen e detit që nuk donin të na e thonin. Primare duhet të jetë çështja e detit. Ne e dimë se ka patur një marrëveshje të qeverisë Berisha për çështjen e detit, e cila u hodh poshtë nga Gjykata për çështje teknike. Dhe në atë kohë pat një reagim të madh dhe Rama e quajti tradhti kombëtare. Por sot po ndodh kjo gjë. Dhe na del që përsëri kur vjen një mazhorancë bën Pazar në kurriz të shqiptarëve, duke mashtruar grekët.

Së pari do të ishte normale që kjo opozitë që bërë protestë në atë kohë, kur qeveriste Berisha, nëse do ishte serioze duhet të ishte konsultuar me ekspertë për të bërë kundërshtim me baza. Por sot që mori pushtetin i del që paskan të drejtë greket, dhe përsëri duhet të konsultohet me ekspertë dhe t’i thotë popullit po, ne kemi gabuar’ .por këtu nuk ndodh. Del ministri shqiptar dhe nuk na thotë se çfarë është biseduar. Por del greku dhe na e thotë. Kjo është politika e Edi Ramës”,- u shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion”.

6 Comments

  1. Ik o ari mos ha mut shume tani ,por meqe je shqupist bashke me ljubjen pa pyete pak nese Skenderbeu eshte shqiptar apo jo ??

  2. @ aaa, po sepse ministri im eshte skupill i Grekut dhe jo minister i vendit tim. Pse nuk del ta mohoje e ti thote Grekut jooo nuk kemi negociuar kete gje. Sepse ketyre te Ministrit tim nuk i nxe as goja fjalen Cameri por thone ceshtje te te drejtave te njeriut qe si ha morrtja, Greku i ka zhdukur Shqiptaret e vrare ne hedh keta nuk thone dot emrin Cameri

  3. Or indy or palle e arit ,nuk ke tager moral ti te shesesh patriotizem pasi ju perule grekut me shitjen e detit ne 2009.Hik e futu n qader se aq kupto ti.

  4. @ anonymous: Po koqe kandari si ty do e cojne para atedheun, nuk flitet per moral flitet per Ligj, Prova dhe Maredhenie Reciprociteti po tipa si ty qe nuk ja dine as emrin ketyre gjerave kane vetem moralin dhe ofendimit, meqe me permende cadren po permend nje fraze te ish ministrit tend: Suksese ne jete me injorancen qe ke ne mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu