• |
ide | kryesore

Policia italiane sekuestron 100 kg drogë të ardhur nga Shqipëria, në kërkim disa persona

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord marijuane, tw ardhur nga Shqipwria Mediat italiane bëjnë me dije se sasia prej 100 kg lëndë narkotike prodhim shqiptar, u sekuestruar gjatë një operacioni që në fakt kishte një tjetër synim, kërkimin e autorëve të tri grabitjeve të ndodhura në Carovigno, San Michele Salentino dhe Latiano.

Aksioni u finalizua nga policia e Latianos, e cila ishte sinjalizuar për një ngarkesë të madhe droge në territorin e Francavilla Fontana. Nuk ka ende detaje për operacionin dhe as emra personash të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge. Thuhet vetëm se po kërkohet një person, ndërkohë që një grua, sipas policisë, mamaja e tij, është ndaluar dhe po pyetet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *