• |
ide | kryesore

Publikohet ‘Putin list’, 210 biznesmenë e politikanë të njohur rusë rrezikojnë sanksionet

Planet



Thesari amerikan ka shpërndarë të ashtuquajturën ‘Putin list’, listën me emrat e biznesmenëve ruseë pranë presidentit Vladimir Putin, të cilët mund të kenë sanksione.

Në listë figurojnë 210 emra, ndër të cilët 114 politikanë dhe 96 oligarkë rus. Mes këtyre të fundit është edhe Roman Abramovich, themeluesi i kolosit industrial të Oleg Deripaska, si dhe pronari i klubit të futbollit londinez “Chelsea”.

 

 

Për momentin Kongresi Amerikan ka vendosur të mos aplikojë sanksione të reja kundër Moskës.

Në fushën politike emri që spikat në ‘black list’ është ai i kryeministrit Dmitry Medvedev.

Në listën e Thesarit ka shumë njerëz të cilët janë mbështetës të Putinit, mes tyre edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, disa këshilltarë dhe anëtarë të Kabinetit të presidentit rus.

Ja lista me disa emra të njohur që kryesojnë. 
Kryeministri Dmitri Medvedev, ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu, ministri i Zhvillimit ekonomik Maksim Oreshkin, ministri i Energjitikës Aleksandr Novak dhe ai i Sportit, Pavel Kolobkov.
Lista mbyllet ndër të tjera me administratorin e deleguar të Gazprom dhe Rosnefr, respektivisht Aleksey Miller dhe Igor Sechin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *