• |
ide | kryesore

Rama nuk mohon debatin me Greqinë dhe as deklaratat e Kotzias për zgjerim të hapësirës detare me 12 milje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sulmeve të opozitës, kryesisht LSI-së, lidhur me negociatat për marrëveshjen e re të detit. Debati është ndezur pasi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar për mediat në Athinë se me marrëveshjen e re, vendi i tij përfiton rreth 10 milje më shumë hapësirë detare. Rama në reagimin e tij shprehet se ne do t’i mbyllim me dinjitet marrëveshjet me Greqinë, ndërsa ironizon LSI-në duke përdorur si simbol çizmen e Monika Kryemadhit. Por Rama nuk mohon debatin Kotzias-Bushati pë paktin detar dhe as deklaratat e ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kjo le vend për shumë dyshime, aq më tepër kur negociatat janë zhvilluar në mungesë transparence të plotë. Deri më tani nuk dihet asgjë konkrete nga cfarë kanë vendosur dy palët në takimet e Kretës dhe Korcës. Më poshtë reagimi i plotë i Ramës.

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim.



3 Comments

  1. Eshte apo nuk eshte e vertete cfare thote Ministri Grek?

    Kesaj pergjighe, i eshte shmangur mjeshterisht

    duke shkruar nje kazan me Llafe, po pa mohuar asgje.

  2. Pavaresisht opinioneve te ndryshme mbi Ligjin e Luftes te cilin Greqia e mbante qellimisht si GUR TE ARTE ajo KURR nuk do ta leshonte kete pe pa FITUAR dicka! Dhe Jam i Bindur qe TRADHETARET e HAJDUTET te Popullit dhe Kombit Shqiptar dhe MALOKET e Politikes Tradhetare DO TA FALNIN Detin ate Det qe Malokeria e Politikes shqiptare NUK E DI SE CFARE VLERE TE ARTE KA dhe qe vet Fakti Kembimi qe iu be asaj tregon se INTERESI grek ishte shume here me i madh se sa Ligji i Luftes!? Nuk besoj se ka shqiptare qe nuk e kupton dhe po ashtu qe do te pranonte qe per hire te hyrjes ne BE ti Lihej Greqise Hapesire Ajrore-Detare ma nje pasuri nentokesore TE PA MATUR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *