• |
ide | kryesore

Alarmi i Interpol: 50 luftëtarë të ISIS-it kanë hyrë në Europë

Planet, Të fundit



Rreth pesëdhjetë luftëtarë të Shtetit Islamik dyshohet se kanë mbërritur në Itali. Sipas një raporti të Interpolit, ata kanë hyrë nga Sicilia, ku kanë mbërritur me anije në periudhën korrik-gusht 2017. Organizata ndërkombëtare e policisë ia ka dhënë këtë informacion Ministrisë së Brendshme italiane që në nëntor të vitit të kaluar. Dokumenti përmban emrat dhe datat e lindjes së 50 pjesëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste. Ata janë të gjithë tunizianë.

Interpoli ka dyshime se ata mund të përpiqen të kalojnë në vende të tjera të Europës. Katër prej tyre janë emra të njohur për agjencitë europiane të inteligjencës, ndërsa një tjetër besohet se ka kaluar në Francë. Sipas një raporti të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, 4 500 tunizianë kanë mbërritur në brigjet italiane vitin e shkuar, një numër 4-fish më i lartë se në 2016-n.

“Nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se në këto udhëtime fantazmë mund të ketë besnikë të xhihadit të fshehur mes refugjatëve”, tha prokurori i Agrigento-s, Salvatore Vella.

“Nuk e dimë ku kanë qenë më parë, çfarë kanë bërë para se të vinin këtu”, shtoi ai.

Disa prej tyre nuk duan të identifikohen. “Për këtë arsye, nëse je terrorist, hyrja e paligjshme në Agrigento mund të jetë mënyra më e sigurt për të arritur në Europë”, shton Vella. Interpol ka publikuar një raport të tillë edhe në korrik të vitit të shkuar. Në të thuhej se 173 persona që dyshohen si luftëtarë të ISIS-it janë trajnuar për të kryer sulme vetëvrasëse në Europë. / Politico.eu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *