• |
ide | kryesore

Berisha: Rama hoqi mbathjet, i fali Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës…

Lajme, Të fundit



Për negociatat me Greqinë lidhur me marrëveshjen e detit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për detin në kohën kur ishte në pushtet, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Berisha thotë se me marrëveshjen e re, Rama i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon e Mesdhe. Sipas tij, nga kjo marrëveshje Shqipëria humbet së paku 1 mijë Km katror sipërfaqe detare.

Ja cfarë shkruan ai.

Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!

Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.

Arritjen e kesaj marreveshje, ne te cilen Shqiperia humbet te pakten 1 mije km katror siperfaqe detare, Edi Rama e mbajti ne fshehtesi te plote dhe shqiptaret e moren vesh arritjen e saj nga informimi qe beri ne parlamentin e vendit te tij ministri i jashtem grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marreveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujerat e saj territoriale.

Pas kesaj deklarate Rama nxori Diteziun per te deklaruar dhe mashtruar shqiptaret se marreveshja eshte dhe do jete ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, dhe Rama vete pohoi se marreveshja me Greqine eshte arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marreveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar ate qe deklaroi ministri i jashtem grek ne parlamentin e vendit te tij.

Cilido qe di te lexoje deklaratat e mesiperme e ka te qarte se marreveshja eshte arritur dhe se Edi Rama ka pranuar harten e pales greke, ne te cilen, sipas burimeve te sigurta, perveç zgjerimit ne 12 milje te kufirit detar te Greqise, Rama i fali vendit fqinj fushat me te medha te gazit por dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut.



2 Comments

  1. Ky eshte i pa turp fare. Imagjino te kthehen prap keta ne pushtet…. keta qe e benin te bardhen te zez kan ndermend qe te bardhen ta bejn sketerr. Mos o zot mos kete dhe faren e ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *