• |
ide | kryesore

Çudit kryebashkiaku socialist me denoncimin për zgjedhjet e 2017: Banda e horrave fitoi deputet!

Lajme, Të fundit

Socialistët e Dibrës e kuptuan në kurrizin e tyre se nëse bëhesh palë me të fortët, nuk shkon shumë larg. Në bashkinë e fituar nga koalicioni PS-PDIU, problemet kishin filluar prej kohësh, por që të bindeshin tamam, i duhej ta mësonin nga shkopat e bejsbollit dhe shufrat e hekurit.


Pas një sherri masiv që lindi për vendet e punës, kryetari i Bashkisë, Muharem Rama i quajti njerëzit e PDIU në Dibër “një bandë horrash”.
Arriti në këtë përfundim pasi doli nga spitali, ku ishin shtruar vartësit e tij socialistë, të goditur nga një grup prej gati 30 vetësh, simpatizantë të PDIU-së.


Por Muharrem Rama nuk e la me kaq. Ai denoncoi edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kur tha se “me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithëçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin”.

Me këtë qëndrim, kryetari i Bashkisë së Dibrës sapo iu bashkua qëndrimit zyrtar të opozitës për zgjedhjet parlamentare, e cila flet për paratë e drogës dhe njerëzit e krimit që u përdorën për fitoren e socialistëve.

Por PD dhe LSI thonë se arkitekti i skemës për grabitjen e zgjedhjeve është vetë Edi Rama. Nuk dihet si do të reagojë kryeministri për këtë ankesë të Muharem Ramës, që më në fund e kuptoi batutën e Edi Ramës për degën e PDIU në Dibër, se “çam nuk lind, por bëhesh”.©Lapsi.al

2 Comments

  1. Ne fakt kjo bande horrash zgjodhi dhe kryetarin e bashkise ne Diber. Hajde merre vesh se c’ndodh ne kete vend. Po te isha shtetas jo-shqiptar do qeshja, por kjo situate, per mua si shqiptar eshte per te qare. Nuk kuptohet me asgje ketu. Njehere PS hante tepsine e lumtur me LSI-ne, tani thote dua ta ha tepsine vete qe t’ju jap dhe juve por popullit gishtin e mesit i ka dhene deri tani. Nejse, dava shqiptaresh qe shkojne dhe votojne si delet

  2. Kryebanditi eshte Ymer Lala, qe tani ka nderruar emrin Korab Lala. Ky kriminel ka bere vajzen deputete. Ne kete vend mafia ka marre gjithcka eshte vete shteti e parlanenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu