• |
ide | kryesore

Donald Trump replikë për Jay Z: Niveli i papunësisë shumë i ulët

Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Jay-Z e kishte quajtur një “virus të madh” pak ditë më parë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sepse tregohet racist.

“Paraja nuk është e barabartë me lumturi. Nuk është. Kjo është humbja e gjithë pikëpamjes. Ju i trajtoni njerëzit si qenie… kjo është kryesorja. Ju keni shpërndarë parfum në një kabinë me mbeturina. Ajo që bëni me këtë është se dalin viruset. Ju shpërndani gjithçka dhe krijoni një supervirus sepse nuk dini të merreni me problemin. Nuk i largoni mbeturinat jashtë, ju vazhdoni të spërkatni gjithçka që ta bëni të pranueshme. Sapo ato të rriten keni një supervirus. Dhe tani e kemi Donald Trumpin, supervirusin”, kishte thënë Jay-Z.

Presidenti i SHBA-ve nuk vonoi të replikonte me një status në rrjetin social “Twitter”.

“Ndonjëri të informojë Jay-Z se niveli i papunësisë te njerëzit me ngjyrë është raportuar të jetë më i ulëti në histori”, ka shkruar Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *