• |
ide | kryesore

Ekstradimi i financierit të Habilajve, reagon ministri italian i Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Italia ka reaguar zyrtarisht përmes ministrit të saj të Drejtësisë për cështjen e ekstradimit të financierit të Habilajve, Nazer Seiti. Përmes një deklarate, Andra Orlando falenderon autoritetet shqiptare për këtë vendim. Por ministri italian anashkalon shkeljen e ligjit shqiptar, i cili e ndalon ekstradimin e një personi i cili është nën hetim dhe për më tepër ndaj tij ka një vendim gjykate të formës së prerë. Më poshtë deklarata e plotë.

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare.

Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”



1 Comment

  1. po i lyper rames e xhafes dhe gruan e te bujet ti japin pakeet vetem lejojau kanabsin.per ket vdesin keta qelbsira komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *