• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Drejtësisë: Ekstradimi i Seitajt krim, jo gabim, të hetohen kryeprokurorja dhe ministrja

Lajme, Të fundit
Ministri-i-Drejtesise-Ylli-Manjani-1.jpg


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ekstradimi i Nezar Seitajt, financierit të bandës së trafikut Habilaj nuk është gabim por krim, duke i kërkuar prokurorit të Krimeve të Rënda të hetojë kryeprokuroren Arta Marku dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Manjani thotë se nga maxhoranca, duke përmendur deputeten Vasilika Hysi dhe ministrin Xhafaj e kanë pranuar se ekstradimi i Seitajt është gabim, ndërkohë që as Prokurorja e Përgjithshme dhe as vetë Ministrja e Drejtësisë nuk treguan shenja pendese por mbrojtën me arrogancë pozicionin e tyre në shkelje të ligjit. Për Manjanin janë Marku dhe Gjonaj përgjegjëse direkte për ekstradimin e Seitaj në shkelje të ligjit.

Sipas ligjit tonë askush nuk mund te ekstradohet në një shtet tjetër, nëse ndaj tij ka një çështje penale të hapur në Shqipëri! Kjo kërkesë ligjit e vendosur në kontekstin e përgjegjësive ligjore që kanë, kur nuk zbatohet bën përgjegjës direkt: Ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm! Kjo është përgjegjësi me faj dhe jo gabim njerëzor, siç mundohet ta shesë zonja Hysi! Është e gjitha një veprimtari shtetërore e kryer me faj të rëndë dhe në bashkëpunim!
Prokurori i Krimeve të Rënda, në vend të bëjë deklarata publike, duhet të hetojë me përparësi: Prokuroren e Përgjithshme, Ministren e Drejtësisë, drejtoritë e Marrëdhënieve Juridiksionale në të dyja institucionet, zyrën e Interpolit, drejtuesit e Burgjeve dhe grupin e gjykatësve dhe prokuroreve që kanë kryer procedurën e ekstradimit!”
– shkruan Manjani.


2 Comments

  1. Javen tjeter keto do harrohen.

    Ka aq shume pislleqe sa pislleku i ri harron pisllekun e vjeter.

    Fuqia Absolute, Korrupton Absolutisht.

    Ekzekutivi = Legjislativ + Gjyqesor

    As Mbreti Zog nuk kishte kete kontroll.

    Partia Demokratike si gjithmone = Gjume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *