• |
ide | kryesore

Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-marokene e drogës dhe prostitucionit, 50 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Të paktën 50 persona kanë përfunduar në pranga për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, në disa operacione të policisë në qytete të ndryshme në veri të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë skuadrat e lëvizshme të Milanos, Bolognas e Leccos. Janë ushtruar kontrolle në disa qytete. 21 urdhër-arreste janë ekzekutuar në Bologna, ku janë shkatërruar dy organizata me marokenë e shqiptarë që drejtonin trafikun e kokainës dhe hashashit. Droga e importuar nga Maroku, shpërndahej në Emilia Romagna dhe Lazio.

Policia ka sekuestruar para cash, në total rreth 37 mijë euro. Operacioni i quajtur “Tregtari në panair”, ka përfshirë edhe stafin e skuadrave të lëvizshme të Firenzes, Comos, Ascoli Picenos, të komisariatit të Monzas dhe është drejtuar me ndihmën e njësisë anti-drogë, policisë shkencore etj. Hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Milanos kanë bërë të mundur nxjerrjen e përgjegjësive të të hetuarve për veprat penale të shfrytëzimit dhe favorizimit të prostitucionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *