• |
ide | kryesore

Jerusalemi/ Trump kërkon ndërprerjen e ndihmave për vendet që votuan kundër SHBA

Planet



Në fjalimin para kongresit amerikan, Donald Trump kërkoi që të miratohet ligji për ndërprerjen e ndihmës financiare për vendet ‘armike’ që nuk votuan krah SHBA-ve në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Në vitin 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan vendeve qe cituan kundër te drejtës sovrane te SHBA për njohjen e Jerusalemit, më shumë se 20 miliardë në ndihmë.

Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës”- u shpreh Presidenti Trump para Kongresit.

Shqipëria është një nga vendet që votoi kundër SHBA në OKB për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Sipas votës se dhjetorit në OKB kundër interesave amerikane, Shqipëria është rreshtuar ne listën e “armiqve te Amerikës”. Tani Partia Demokratike ka paraqitur një projekt-rezolutë ku i kërkon qeverisë të rishikojë votën në OKB dhe të deklarojë një qëndrim jo miratues për rezolutën qe dënon SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *