• |
ide | kryesore

Sherri PS-PDIU/ Arrestohet zv.Kryetari i Bashkisë së Dibrës

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës njoftoi në mbrëmje arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Ernolt Cani me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër. Shkak u bë dhuna që ai i ndihmuar nga persona të tjerë ushtroi sot në mëngjes ndaj disa punonjësve të bashkisë. Cani akuzohet për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”. Policia thotë se u shpall në kërkim një shtetas me iniciale L.(B).B.

Policia thotë se këta të dy rreth orës 09:05 kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tyre D.M, 30 vjeç, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali.

Është dhunuar E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër që gjithashtu pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali.

I plagosur ka mbetur H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër që vijon trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër që ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Ernolt Cani është përfaqësues i PDIU dhe prej kohësh ai ndodhet në konflikt me kryebashkiakun Muharrem Hoxha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *