• |
ide | kryesore

Nisin hetimet për gjyqtarin Kastriot Gramshi, lejoi ekstradimin e Nezar Seitit

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshi që dha vendim për ekstradimin e “financierit” të Habilajve, Nezar Seiti.

Sipas njoftimit të KLD-së, “ka nisur hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti”.
KLD njoftoi se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje. Gjyqtari dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit, thuhet në njoftimin për shtyp.

Nezar Seiti u ekstradua në Itali me firmën e Ministres së Drejtësië, Etilda Gjonaj që u bazua vetëm në vendimin e Kastriot Gramshit. Ndërkohë, i arrestuari ishte nën hetim në Shqipëri dhe ligji e ndalonte ekstradimin e tij jashtë vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *