• |
ide | kryesore

OKB: 270 000 të zhvendosur nga lufta në Siri që prej dhjetorit

Planet



Më shumë se 270 000 sirianë janë larguar si pasojë e luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebelëve, në provincat e Idlebit dhe Hamasit në veriperëndim të vendit, prej fundit të dhjetorit.

Lajmin e bëri të ditur Ursula Mueller, zyrtare e lartë e OKB-së.

“Sulmet ajrore dhe luftimet në jug të Idlebit dhe në veri të Hamasit kanë detyruar më shumë se 270 000 persona të largohen që prej 15 dhjetorit”,- theksoi Ursula Mueller, zëvendëssekretare e përgjithshme e ngarkuar me Çështjet Humanitare, në Këshillin e Sigurimit.

Mueller përshkroi edhe kushtet skandaloze në të cilat po jetojnë të zhvendosurit prej luftimeve.

“Gjatë këtyre muajve të dimrit të ftohtë shumë familje nuk kanë pasur asgjë tjetër përveç një tende të improvizuar, që duhet ta ndajnë me të tjerët.”- u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *