• |
ide | kryesore

Pranga shqiptarit dhe grekut në Athinë, trafikonin miliona euro drogë në BE

Lajme, Të fundit



Një shqiptar dhe një grek u arrestuan në Athinë pasi iu kapën 407 kg marijuanë.

Droga ishte e fshehur në thasë me oriz dhe kishte destinacion Hollandën. Shiqptarit 38-vjeçar dhe grekut 30-vjeçar iu sekuestruan edhe 10 mijë euro dhe disa paisje përpunimi.

Mësohet se transporti bëhej me dokumenta false tregtare. Dyshohet se kjo linjë ka trafikuar mbi një ton drogë me vlerë 4 milion euro në Hollanë, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportohet se prej 1 janarit, policia greke ka intesifikuar goditjet ndaj drogës pasi e ka quajtur 2018-ën “Viti kunder drogës”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *