• |
ide | kryesore

Presidenti i Grammys revolton artistet,’Jeni të paafta’

F1, Paparazzi, Slider



Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së Grammy Awards, të dielën e kaluar, në media dolën akuza se votuesit ishin treguar seksistë duke zgjedhur 80% të fituesve meshkuj dhe fituese femra vetëm 20%. Pas ceremonisë, presidenti i Grammy Awards, Neil Portnow u shpreh për këto akuza se nuk është faji i Akademisë, por gratë duhet të fillojnë të bëjnë muzikë të mirë dhe të dalin në krye të gjësë. Presidentit të Grammy-s i është përgjigjur P!nk me një letër, ku ka shprehur indiniatën e saj për këtë deklaratë.

“Gratë në muzikë nuk duhet të dalin para – kanë qenë të parat që në fillim të kohës! Nuk mund të na thuash të dalim para kur ne kemi dominuar muzikën këtë vit”, – shkruan P!nk. “Ne e kemi ‘pushtuar’ këtë industri dhe e kemi ‘djegur’ çdo vit. Kur ne nderojmë ato gra që ia kanë dalë në muzikë, u tregojmë brezave të ardhshëm çfarë do të thotë të jesh i barabartë dhe gjërat të jenë të drejta!”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *