• |
ide | kryesore

Thellohet skandali i Veliajt me pemët/ Administratës i kërkohen 20 mijë lekë nga rroga

Kryesore, Lajme



Në shumë institucione shtetërore punonjësve u është komunikuar se do t’u mbahen 20 mijë lekë të vjetra nga rroga, si kontribut për mbjelljen e pemëve nga Bashkia e Tiranës. Denoncimi është bërë te LAPSI.al nga disa punonjës, të cilët janë rezervuar të tregojnë identitetin e tyre nga frika se mos humbasin vendin e punës. Në kushtet e presionit për të ruajtur vendin e punës, punonjësit e administratës nuk guxojnë të mos paguajnë këtë kontribut, i cili në fakt ka trajtën e një gjobe të pastër. Është e habitshme se si Erion Veliaj bën presion për të mbledhur fonde për mbjellje pemësh, kur ndërkohë qytetarët e Tiranës paguajnë taksa.

Kontrobuti i tyre me taksat që shkojnë në arkën e bashkisë, është gjithashtu edhe për të mbjellë pemë, prandaj nuk bën sens të kërkohen fonde të tjera. Aq më shumë kur i gjithë ky proces nuk është transparent. Jemi para një vendimi arbitrar të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vartësve të tij, për të cilin institucionet shtetërore duhet të reagojnë. Më herët gjatë ditës, Veliaj kishte sulmuar dhe linçuar publikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, një qytetar i cili kishte refuzuar t’u jepte fëmijëve të tij lekët që i kërkonin mësuesit në emër të Bashkisë Tiranë për të mbjellë pemë.

Ndonëse Veliaj u mundua ta justifikonte këtë ngjarje me gjoja abuzim të drejtoreshës së shkollës, e cila paska kërkuar lekë në emër të Bashkisë Tiranë, në fakt ky nuk është thjesht abuzim i një drejtoreshe shkolle. Por një plan i pastër për të marrë të tjera para nga xhepat e qytetarëve. Ndonëse Bashkia e Tiranës është një institucion me superbuxhet dhe se Erion Veliaj i ka rritur taksat që kur erdhi në krye të saj, ai përdor tani manovra të tilla për të përfituar para të tjera nga qytetarët.

Urdhëri për administratën publike që të japë kontribut nga rroga për mbjellje pemësh, është direkt i dhënë nga ai vetë. Përtej ndikimit pozitiv në ambient që ka mbjellja e pemëve, jemi para faktit se punonjësit e administratës publike duhet të paguajnë para shtesë vec taksave të tyre, për të mbajtur gjallë propagandën e Erion Veliajt me fushatën e pyllëzimit.

©LAPSI.al 



16 Comments

  1. …..po normal qe do te kerkoje leke Lali Fiku…..ngriti cmimin e biletes se autobuzit, asnjeri nuk ndje; na vuri sahatin e ri te ujit, nderkohe qe i kishim ne rregull te vjetrit, asnje nuk u ndje; rriti cmimin e ujit, asnje nuk i ndje; rriti taksat e biznesit, asnje nuk u ndje…..i kane matur mire pulsin ketij populli….prit kur te na vejne edhe ndonje takse per cdo here qe dalim nga shtepia……te ben edhe pordhe, kokrra e fikut, pasi sipas tij duhet te japim lek sa here qe i ngrihet atij……Lali ik e pusho te ndonje prej atyre stolave me emrat e te vdekurve, se mos te kthjellohen idete

  2. Kështu ndodh kur ne votuam Lali fikun në vend të doktorr Kosovës. Pra votuam partinë dhe jo individin. Por dhe geni qytetar tek ne ka vdekur.

  3. Kot e keni, as skuqet as zverdhet ky Uriah Heep i peshtire nga asnje genjeshter e rrene qe leshon nga mengjezi ne darke. Hakun per keto genjeshtra ja merr Ajola…

  4. Erion diktatori i pemeve te korrupsionit. Per cdo peme qe mbillet, nje xhep vidhet. Xhepi i qytetareve te Tiranes, qe kujtuan se shitsi i fiqve nuk do kishte lakmi per xhepat e tyre. Per ato xhepa i ka rrjedhur goja leng qe kur i lutej te blinin fiqt e lagjes.

  5. Mire ben qe iu kerkon para per pemet, madje me shume tu kerkoje se te gjith militant partie jan. Ca skan bere e skan lepire per te kap nje vend pune ne bashki tani te marrin pasojat. Madje duhet tu mbahet rroga dhe militanteve qe punojne ne shtet.

  6. Guxo e preki me paret e rroges time o pleher se der ne Strasburg do shkosh! Vetem Guxoooo! Une i mbjell vete pemet s’ka nevoje te mi “vjedhesh” ti.

  7. Nuk eshte hera e pare qe kryek ari i bashkise merr para nga punonjesit e bashkise. Per sa kohe ju mediat nuk investigoni per menyren e blerjes se pemeve, koston e tyre dhe te numeroni permet qe mbjell ai. Se cdo dite thote qe mbjell nga 100 peme…

  8. Lali Erit I takon te dali ne konference per shtyp per te thene versionin e vete per kete gje.
    Eshte kriminale nese kjo gje po kerkohet me te vertete.
    Gazeta duhet te investigoje dhe mos te percjelli vetem
    fjalet e disa anonimateve. Se I bie te mendojme se edhe I sajoni.
    Gazetaria ne shqiperi eshte bere me e frikshme se politika dhe politikanet. Diku flen lepuri me kete ngjarje.
    Nese administrates I eshte thene se duhet te paguaje 2000 leke per mbjelljen e pemeve, duhen prova per ta vertetuar dhe shume njerez te ikin nga puna per shkelje te renda te etikes se punes.
    Duhet nje e-mail I derguar, duhet nje xhirim me kamer, duhet nje shkrese ku thuhet kjo gje, keshtu ne ajer
    smjafton dhe thjesht budalleps popullin me teper. Kjo eshte nje menyre jo e paster e gazetarise.
    Investigoni dhe shikoni se ku flen lepuri. Dikush mund te jete I perfshire forte ne kete loje dhe I ka plas bomba ne dore e po perpiqet ne te gjitha format per te mbeldhur investimin e bere. Investigoni o gazekare se spo beni gazetari po me jeni bere si plakat e lagjes qe merreni me thashetheme.

  9. 20 mije leke jane pak. Per mendimin tim duhet qe cdo gjashte muaj gjithe punonjesit e administrates te jepnin nje rroge. Kjo do te sherbente per lulezimin e Tiranes , si dhe per projektet e ardhshme qe ka bashkia. Do ishte mire qe kjo fushate te shtrihej ne gjithe administraten kudo ne Shqiperi. Rrogat shume prej tyre i kane qyl, thjesht pse jane militante, prandaj cdo reforme e tille do ishte e drejte.

  10. Qenkan mbledh shqupsat te artikulli lali Erit.Sdoni tju mbaj lali lek nga rroga?Bujrum ejani ne tregun e lire të punës.Te privati.Merni aq sa vleni! Po doni te rrini ne Facebook ju, te beni njohje e te kapni nai lek te popullit. Ska hani m.. e grini sallate te lapsi me l te vogel

    1. U po kur qenka kaq kollaj pse nuk e jep rrogen 20 lek me pak ai? Pa pas nevoje fare me i heq ne fund. Dallaveraxhiu. Per ca peme te qelbta aty qe asnje ndryshim nuk do bejne ne cilesine e ajrit. Me gjithe ate zhvillim qe do kete ai qytet deri sa te permbushe gjithe kerkesat e banoreve, efekti i atyre pemeve do jete qesharak. Edhe pordhen time nuk do e pastrojne dot, jo me te pastrojne smogun e Tiranes.

  11. Atyre te ligjve edhe grate me ju a lype per Partine,Jane gati to japin e Jo me 20 leke leke te vjetra.

  12. kete e futen per ta bere president duke reklamuar permes bashkis nen driten ke korrupsionit po keta meritojne,pushkatim pa gjyq si ne kohen e enverit te gjith cfar po i bejne keti popull cdo dit ne kot sham tjeret deri tani ne armiqet kriminelet i kemi ketu keta po na drejtojne flet raliteti ne cdo fushe ,errdhi koha ose ta kuptojne dhe zhduken vet ose populli tu tregojne vendin keshtu nuk tolerohen durohen dhe as perballohen kjo fole krimi duhet shpartalluar nje ore e me pare,me politike ligje e ligjvenes,sepse ky eshte burim krimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *