• |
ide | kryesore

Vrasja e Devi Kasmit, vrasësi kishte një javë që e ndiqte, viktima qarkullonte i armatosur

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të tjera nga vrasja e 42-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi. Sipas policisë, vrasësi kishte rreth 1 javë që ishte në ndjekje të viktimës. Nga pamjet filmike të sekuestruara të objekteve pranë palestrës në pronësi të Devi Kasmit, janë parë të qarkullojnë dy persona me motor. Po ashtu mësohet se Kasmi ishte në dijeni që ndiqej dhe ndaj bënte lëvizje të kufizuara dhe lëvizte i armatosur.

Policia ka identifikuar personin e parë të dyshuar si të përfshirë në vrasje. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Mario Meshini, i cili është ndaluar mbrëmjen e djeshme dhe akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Por avokati i tij mohoi akuzën, duke thënë se Meshini dhe Kasmi ishin miq prej kohësh dhe se ai ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *