• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë tregojnë filmimet e vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia disponon një material filmik që tregon ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë, natën e së enjtes. Këtë fakt e zbuloi avokati i Mario Meshinit, të riut që është arrestuar nga policia si bashkëpuntor i Domart Konjarit në vrasje.

Avokati ka treguar se klienti i tij ishte duke biseduar ngjitur me viktimën ku ndodhi vrasja.

Devi Kasmi ishte në makinë sipas tij, ndërsa Mario Meshini ishte në motor ngjitur me të, kur afrohen vrasësit me motor. Ndërsa Mario Meshini dhe Devi Kasmi ishin duke biseduar, vijnë vrasësit në një motor, qëllojnë disa herë duke ekzekutuar Kasmin, më pas drejtojnë pistoletën nga Mario Meshini. Ky i fundit, i tronditur nga ajo që ka parë i ka folur vrasësve. I trembur, dhe me pistoletën e drejtuar në kokë, ka mundur të thotë që nuk kishte shumë lidhje me Devi Kasmin.

Vrasësit janë larguar pa e qëlluar, ka treguar avokati, që tha se klienti i tij është larguar menjëherë për në shtëpinë e tij.

Mario Meshini është arrestuar nga policia si bashkëpuntor në vrasje. Dyshimet janë se nxjerrja nga shtëpia e Devi Kasmit ishte pjesë e planit për ekzekutimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *