• |
ide | kryesore

Apple, Amazon apo Alphabet/ Cila do të arrijë e para 1 triliard dollarë?

F1, Planet



Kur bëhet fjalë për parashikimet për vitin 2018, shumica e ekspertëve ekonomikë bien dakort për një gjë: një kompani teknologjie ka shumë mundësi të bëhet kompania e parë amerikane me vlerë një triliard dollarë.

Pyetja është: Cila kompani do të jetë? A mund të jetë Apple?

Kjo varet nga sa shitje do të ketë telefoni i tyre celular, Iphone X .

Nëse shitjet janë të larta, dhe duhet të jenë shumë të larta, vlera e Apple do të arrijë një triliard dollar në shumë pak kohë.

Me çmimin një çmim prej 999 dollarë, iPhone X nuk është e thënë se duhet të thyejë rekorde në shitje për të nxjerrë fitime rekord dhe për të bindur investitorët se Apple e ka ende aftësinë për të sjellë risi në telefona.

Megjithatë, raportohet se Apple do të përëgjysmojë prodhimin e iPhone X, dhe kjo nuk është ajo çka donin tamam të dëgjonin investitorët.

Por, edhe nëse shitjet e iPhone X janë modeste, kompania pritet të raportojë rritje të të ardhurave prej më shumë se 10%. Kjo do e ndihmonte kompaninë që të arrinte vlerën stratosferikë 1 triliard dollarë deri në fund të vitit.

Amazon mund të kapë këtë shifër e para

Drejtuesi ekzekutiv dhe Presidenti i gjigandit të shitjeve online, ‘Amazon’, Jeff Bezos është momentalisht njeriu më i pasur në botë. (116 miliard dollarë pasuri personale) Çmimet e aksioneve të kompanisë së tij u rritën me më shumë se 50% në vitin 2017.

Amazon po konsideron edhe hapjen e dyqaneve me pakicë. Kutojmë se kjo kompani ka magazina gjigande nëpër botë, dhe kur bëhet një blerje në faqen e saj online, Amazon.com, kompania e dorëzon produktin në adresën e blerësit.

Megjithatë, ajo që ndoshta do t’i japë vlerë Amazon është shkalla në të cilën kjo kompani do të shpenzojë para. Amazon pritet të shpenzojë më shumë se 4 miliard dollaë për të krijuar filma, dokumetarë dhe seriale për “Prime TV”, shërbimin e saj online që momentalisht po konkurron me “Netflix”.

Amazon gjithashtu vazhdon të investojë në ‘asistententen e saj me inteligjencë artificiale’, Alexa. Vitin e kaluar, Amazon deklaroi se mbi 5 mijë njerëz po punojnë për të zhvilluar Alexan.

Dhe në përpjekje për t’i ofruar shërbimet e saj tek më shumë njerëz, Amazon po investon masivisht në hapjen e magazinave të reja anë e mbanë botës.

Të gjitha këto janë shumë shpenzime, pa shtuar planin e Amazon për të ndërtuar selinë e saj të re. Nuk është për t’u habitur pse ekspertët ekonomikë vlerësojnë se për investitorët e Amazon, kjo që po ndodh tani është periudhë “dhimbjeje afatshkurtër” falë investimeve që po kryhen të cilat minimizojnë fitimet e tyre, por e një “fitimi afatgjatë”.

Të mos harrojmë ‘Alphabet’

Alphabet është kopmania që ka në pronësi Google dhe YouTube. Alphabet pritet të publikojë të ardhurat e përgjithshme, të cilat dyshohet se janë rritur me 20% nga viti i kaluar. Kryesisht këto të ardhura vijnë nga reklamat në YouTube.

Nëse Alphabet dëshiron të kapë vlerën e 1 triliard dollarëve, do të duhet të rrisë të ardhurat edhe nga fushat e tjera, jo vetëm nga reklamat e YouTube.

Duhet pasur parasysh se paisjet e Google po ecin shumë mirë në treg. Telefoni i Google, ‘Pixel 2’ ka pasur shumë shitje dhe kjo po ndihmon edhe asistetin me inteligjencë artificiale të kësaj kompanie, “Google Home Assistant”. Kjo e fundit po konkuron me Alexa-n që përmendëm më sipër të kopmanisë Amazon.

Kur vjen fjala për paisje, Alphabet nuk është në nivelin e Apple. Por, investitorët nuk stepen nga tentativat e Google për të konkurruar edhe në tregun e paisjeve me Apple apo cilëndo kompani tjetër.

Si përfundim, Apple vlen 860 miliard dollar momentalisht, dhe është më afër vlerës 1 triliard se dy të tjerat. Amazon vlen 700 miliard dollarë, ndërsa Alphabet 817 miliard.

Cila do të arrijë e para këtë vlerë fenomenale në vitin 2018? Nuk i dihet, ndoshta që të treja.

BBC, përshtati në shqip LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *